E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha bën homazhe në nderim të aktorit dhe regjizorit të shquar të Teatrit Kombëtar, Serafin Fanku

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të aktorit dhe regjisor të njohur, Serafin Fanku, i cili u nda nga jeta të shtunën, në moshën 70 vjeçare.

Duke shprehur dhimbjen për këtë humbje Kryeministri u shpreh se Serafin Fanku la pas jo vetëm dhjembjen e një humbieje të vërtetë për artin skenik, por dhe një trashëgimi të pasur në kulturën shqiptare.

 “Për artin skenik shqiptar dhe mbarë botën e kulturës është një dhimbje dhe humbje shumë e madhe ndarja nga jeta e njërit prej kollozëve të këtij arti, Serafin Fankut. Ai me talentin e tij, me rolet e përkryera që luajti, me dramat e shkëlqyera, autor i të cilave ishte, u bë një ndër artistët më të respektuar dhe më të dashur për shqiptarët”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Serafin Fanku, lindi në Shkodër më 24 Maj 1937.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›