Kryeministri Berisha del me kabinet surprizë
10/09/2009 Kreu i qeverisë prezantoi dje përbërjen e qeverisë së re. Gjysma e tyre janë emra të rinj
Nishani emërohet ministër i Drejtësisë, Ruli i Ekonomisë Largohen Alibeaj, Oketa, Gjana dhe Beja
Kryeministri Berisha shpalli dje pasdite përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, me të cilin do të qeverisë mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Lista me emrat e ministrave do të presë miratimin e Presidentit të Republikës Bamir Topi, për t’u propozuar më pas për miratim nga Kryeministri Berisha së bashku me programin e qeverisë. Gjatë prezantimit të tyre numri një i ekzekutivit shprehu vlerësime për secilin prej tyre dhe falënderime të veçanta për ata që nuk i rizgjodhi për bashkëpunëtorë të ardhshëm. Në këtë mënyrë, konsultimet e gjata dymujore lanë jashtë kabinetit qeveritar shtatë ministra, ndërkohë që u rikonfirmuan 7 të tjerë, ndërsa 8 portofola do të mbahen nga emra që nuk qeverisën në katërvjeçarin e fundit të qeverisjes së PD-së. Në përzgjedhjen e emrave kreu i qeverisë është kujdesur të përfaqësojë edhe interesat e minoritarëve më emërimin e Spiro Kserës ministër të Punës dhe Shanseve të Barabarta. Në konferencën e pasdites së djeshme Berisha foli për reformat e para qeverisëse, siç ishte abuzimi i zyrtarëve me automjetet dhe shëndetësia, si dhe komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend.
Kabineti i ri
Ridvan Bode, Sokol Olldashi dhe Majlinda Bregu ishin tre ministrat që u rikonfirmuan në postet e mëparshme, ndërkohë që katër kolegët e tyre, Ruli, Nishani, Basha dhe Pollo, pësuan rokadë brenda kabinetit. Ndërsa ministri Mediu u rifut në qeverinë “Berisha” në postin e ministrit të Mjedisit, ish- zv/kryeministri Pollo është emëruar ministër i Shtetit, një posti i ri ky në formulën qeverisëse. Postin e zv/kryeministrit do ta mbajë kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili njëkohësisht do të jetë edhe shefi i diplomacisë shqiptare. Së bashku me portofolin e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë, që do të mbahen nga deputetë të LSI-së, kabineti i ri qeveritar sjell në qeverisje katër bashkëpunëtorë të rinj të PD-së. Për përzgjedhjen e emrave kryeministri tha se ishin konsultuar me aleatët e tij për rreth dy muaj, edhe pse nuk fshehu dilemat që ka pasur kur tha se vendimin e fundit e kishte marrë pak minuta para konferencës për shtyp, ku dhe i prezantoi. Ai deklaroi se është përpjekur të zgjedhë mes shumë personaliteteve të shkëlqyera në PD, ndonëse pranoi se kabineti nuk është i shkëlqyer. “Po të mos isha i frymës ‘qeveri e vogël’, i kam 40 apo 50 deputetë që i bëj ministra. Nuk e vë në diskutim as suksesin e atyre që nuk janë më në kabinet, po kur ke vetëm 16 vende, nuk mund të bësh ndryshe. Ka prevaluar vendimi mbi vlerësimet e shkëlqyera të individëve”, - tha Berisha. Ai premtoi se në qeverisje do të përfshijë të gjithë aleatët, siç është edhe PDI-ja dhe PBDNJ-ja në të ardhmen.
Problematika politike
Për të disatën herë Berisha dërgoi në adresë të Partisë Socialiste ftesën për t’u futur në Parlament dhe vijuar bashkëpunimin për reformat në shërbim të aspiratave të vendit për integrimin në BE. Por ai nuk deklaroi se nuk do të pranojë asnjë kusht joligjor. “Nuk do të hezitoj të respektojë çdo kërkesë të opozitës, por ai kërkon që unë dhe ai të bëhemi gjykatës supremë për zgjedhjet. Ne jemi politikanë dhe jo gjykatës”, - tha ai. Për sa u takon reagimeve ndaj emërimit të ministrit Mediu në qeverinë e re, kryeministri shpjegoi se jo vetëm Mediu, por gjithë qeveria e tij është pa imunitet dhe se do të respektojë çdo vendim të drejtësisë shqiptare.
Ndryshimi i qeverisë
I sapodekretuari për të kryesuar qeverinë e re, Berisha, nënkuptoi në fjalën e tij se, ashtu si kabinetet e mëparshme, edhe ky do të pësojë ndryshime. Në ndryshimet e para që do të bëjë, ai do të kujdeset që të rrisë përfaqësimin e gruas në qeveri dhe të fusë një përfaqësues të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, nëse kjo e fundit i përgjigjet pozitivisht ftesës. “Ky është vetëm fillimi. Ta marrim si fillim”, - iu përgjigj Berisha interesimit të gazetarëve lidhur me ‘diskrimimin’ e gruas në përfaqësimin në qeveri. Në kabinetin e ri qeveritar e vetmja grua është ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Kabineti i ri qeveritar
Kryeministër - Sali Berisha
Zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm - Ilir Meta
Ministër i Drejtësisë - Bujar Nishani (ishte i Brendshëm)
Ministër i Financave - Ridvan Bode (i pandryshuar)
Ministër i Brendshëm - Lulëzim Basha (ishte i Jashtëm)
Ministër i Bujqësisë - Genc Ruli (ishte i Ekonomisë)
Ministër i Mbrojtjes - Arben Imami
Ministër i Ekonomisë - Dritan Prifti
Ministër i Transportit - Sokol Olldashi (i pandryshuar)
Ministër i Arsimit - Myqerem Tafaj
Ministër i Punës - Spiro Ksera
Ministër i Kulturës - Ferdinand Xhaferri
Ministër i Mjedisit - Famir Mediu
Ministër i Shëndetësisë - Petrit Vasili
Ministër i Integrimit - Majlinda Brengu (e pandryshuear)
Ministër i Shtetit - Genc Pollo (ishte zv/kryeministër)
Mbetën jashtë kabinetit:
Jemin Gjana – ish-ministër i Bujqësisë
Gazmend Oketa - ish-ministër i Mbrojtjes
Fatos Beja - ish-ministër i Arsimit
Viktor Gumi (ish-ministër i Punës)
Ardian Turku – ish-ministër i Kulturës
Lufter Xhuveli - ish-ministër i Mjedisit
Anila Godo - ish-ministre e Shëndetësisë