E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostituonte për të mbajtur 5 fëmijët, prangoset

10/09/2009  Gruaja 53-vjeçare kapet në flagrancë: As unë e as burri nuk jemi në punë

BERAT- Ofronte seks kundrejt shumave që varionin nga 20 deri në 50 mijë lekë, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e “ushtrimit të prostitucionit”. Një 53-vjeçare nga qyteti i Beratit ka rënë në pranga të policisë pasi është arrestuar në flagrancë duke ofruar seks për klientin e radhës në mjetin e tij në një zonë periferike. Selime, M, u arrestua rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Moravë, në vendin e quajtur “ Karburanti i djegur”.

Arrestimi

Gruaja, nënë e pesë fëmijëve mësohet se është arrestuar në flagrancë, ndërsa ndodhej në një mjet tip Benz pas një godine të braktisur në aksin rrugor Berat- Urë Vajgurore. Nga informacionet e siguruara në rrugë operative Sektori i Krimeve të Organizuara kish mësuar se 53-vjeçarja ofronte seks kundrejt meshkujve të moshave të ndryshme, duke shfrytëzuar si vende takimi mjetet e tyre. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarkut Berat bëjnë me dije se pas informacioneve të siguruara se 53-vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve ushtronte seks prej disa kohësh për klientë të moshave të ndryshme kanë nisur menjëherë hetimet për këtë çështje. Gjatë hetimeve njëmujore mësohet se ekspertët e antitrafikut kanë përdorur madje dhe metoda specifike të duke kryer dhe veprime të stimuluara për të verifikuar dyshimet se gruaja ofronte seks kundër të hollave. Hetimet e kryera kanë çuar dje në arrestimin në flagrancë të gruas, e cila ndodhej në një mjet me një klient, i cili ka pohuar për policin se kishte paguar 20 mijë lekë të vjetra kundrejt ofrimit të seksit nga ana e gruas. Menjëherë uniformat blu bënë shoqërimin e 53-vjeçares për në dhomat e paraburgimit ku dhe është marrë në pyetje në lidhje me akuzën. Gruaja, banore e lagjes “Çlirim” në këtë qytet ka deklaruar për ekspertët e policisë se kishin qenë kushtet tejet e të vështira ekonomike që e kishin detyruar të ushtronte prostitucionin. Ajo ka deklaruar se as bashkëshorti dhe as ajo nuk ishin të punësuar, çka e bënte të vështirë mbijetesën për pesë fëmijët. Në të tilla kushte gruaja kish pranuar të ushtronte seks kundrejt shumave që varionin nga 20 deri në 50 mijë lekë sipas moshave të klientëve. Këta të fundit pranonin të paguanin tek gruaja shumat në fjalë duke shfrytëzuar mjetet e tyre për ushtrimin e seksit. Sipas burimeve të policisë, materialet e kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme ku e dyshuara për ushtrim prostitucioni do të përballet me akuzën e “ushtrimit të prostitucionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›