E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dha sot një darkë për nder të kryetarëve të delegacioneve të vendeve të Nismës së Evropës Qëndrore, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit vjetor të N

Kryeministri Berisha dha sot një darkë për nder të kryetarëve të delegacioneve të vendeve të Nismës së Evropës Qëndrore, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit vjetor të NEQ-it. Duke u uruar mirëseardhjen, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Është një nder i madh për mua t'ju mirëpres sot. CEI është një iniciativë shumë e rëndësishme, në të cilën gjysma e vendeve pjesëmarrëse janë vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, të tjerë aspirojnë t'i bashkohen BE-së dhe NATO-s, në të përfshihen ish vende komuniste, si dhe vende të lira si Austria, Italia e të tjerë, të cilët kanë dhënë dhe japin një ndihmë të çmuar për vendin dhe kombin tim në përpjekjet e tij për të ndërtuar projektin e ri të shekullit 21.

Dëshiroj t'ju falënderoj për praninë tuaj sot, këtu. Nuk do të mbaj fjalim, sepse neser është dita e fjalimeve, ndërsa sot është mbrëmja e mirëseardhjes së ngrohtë. Falenderoj Kryeministrin hungarez, qeverinë dhe kombin e tij, të gjithë ju, miq të dashur, qeveritë dhe kombet tuaja, si dhe institucionet që ju përfaqësoni"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›