E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, pas takimit me Kryeministrin e Hungarisë, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të gazetarëve për çështje të zgjedhjeve. Pyetje: Z. Berisha ka një letër n

Sot pasdite, pas takimit me Kryeministrin e Hungarisë, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të gazetarëve për çështje të zgjedhjeve.

Pyetje: Z. Berisha ka një letër nga disa kongresmenë amerikanë për presidentin Bush, të cilët vënë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve për shkak të pasigurive, çertifikatave, listave dhe motit gjithashtu. Cili është reagimi juaj?

Kryeministri Berisha: Këta miq të Shqipërisë ngrenë të gjitha shqetësimet që lidheshin me qeverinë që shkoi. Dy janë çështjet që na përkasin: së pari, zotimi, angazhimi dhe përkushtimi i plotë i kësaj qeverie për të bërë të gjitha detyrat për zgjedhje të lira dhe të ndershme, çfarë është në dorë të qeverisë dhe besimi im se këto janë të mundura. Së dyti, të ftoj sa më shumë vëzhgues të ndjekin këto përpjekje dhe këtë përkushtim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Disa prej tyre që i njoh, i ftoj me shumë kënaqësi që ditët e zgjedhjeve të gjenden në Shqipëri.

Pyetje: Si do të zgjidhen problemet që ata ngrenë dhe që i ngre njëkohësisht dhe opozita?

Kryeministri Berisha: Në fakt ato janë probleme të cilat i përkasin zgjedhjeve të shkuara. Problemi është që të mos përsëriten, domethënë të mos ndodhë ajo çfarë u bë më çertifikatat në të shkuarën dhe, po të lexohet letra me vëmendje, të mos ndodhë që të vidhen kutitë apo të merren serial killer, siç i merrte Edvini, në zgjedhjet e fundit, për të terrorizuar komisionerët, etj..

Përsa i përket datës së zgjedhjeve, datën nuk e vendos qeveria, data është e Kushtetutës dhe për këtë besoj jemi dakort.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›