E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha diskuton me Drejtorin e Zyrë Federale të Zvicrës për Energjinë dhe përfaqësues të kompanisë EGL mbi projektin e TAP

Kryeministri Berisha zhvilloi në Davos një takim me përfaqësuesit e Kompanisë EGL, Hans Schulz, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë dhe Markus Brokhof, President i Divizionit të Gazit. Në takim ishte i pranishëm edhe Walter Steinmann, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Federale Zvicerane për Energjinë. Gjatë takimit, u diskutua gjerësisht mbi projektin gazsjellësit Transadriatik (TAP), projekt që përfshin në rrugën e tij edhe Shqipërinë.

Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Federale për Energjinë, Zoti Steinmann u shpreh se qeveria zvicerane është shumë e interesuar për këtë projekt. Ai theksoi se duhet të punohet bashkërisht për zhvillimin e sektorit të gazit natyror, në fushën e energjisë së rinovueshme dhe në diversifikimin e burimeve të energjisë.

Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo hap dhe nisëm që zhvillon sektorin energjetik në vend.

Kryeministri Berisha dhe përfaqësuesit e EGL shprehën të njëjtin qëndrim se duhet një bashkëpunim mes aktorëve të këtij projekti për një zgjidhje të shpejtë.


30/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›