E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të niset për në Bruksel, për Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE)

Kryeministri Berisha do të niset të enjten në mëngjes për në Bruksel (Belgjikë), ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE).

Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partisë Popullore Europiane do të mblidhen në një Samit të zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe në axhendë të tij është përgatitja për mbledhjen e radhës të Këshillit Europian.

Mikpritësi i Samitit është Presidenti i PPE-së Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.


27/06/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›