E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Çelja e tregut të letrave me vlerë, detyrim madhor i qeverisë ndaj qytetarëve shqiptarë

Këshilli i Ministrave vendosi që  qytetarët shqiptarë që do të legalizojnë objektet do të kenë të drejtë që 80 % të vlerës së tyre ta paguajnë me letra me vlerë, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është kompetencë e qeverisjes vendore.

Kryeministri u shpreh se letrat me vlerë të emetuara nga qeveria në vitet 95-96, të cilave iu është zgjatur afati i përdorimit para tre vitesh, janë një detyrim madhor dhe i padiskutueshëm i qeverisë ndaj qytetarëve shqiptarë: “Sot unë do të trajtoj një problem të veçantë që ka të bëjë me letrat me vlere. Letrat me vlerë të emetuara nga qeveri ime në vitet 95-96 dhe të zgjatura afatet e përdorimit të tyre sërish nga qeveria ime, para tre vitesh janë një detyrim madhor dhe i padiskutueshëm i imi ndaj qytetarëve shqiptarë sepse unë kam qenë president i vendit në fuqi ekzekutive, kur kam miratuar dhe urdhëruar emetimin e tyre. Kemi vendosur që i tërë procesi i legalizimit përveç taksës së infrastrukturës, e cila është takse  e qeverisë vendore dhe unë nuk kam ndërmend që të ngushtoj dhe as të ndërhyj në kompetencën e tyre, por as edhe tu ngushtoj atyre burimet e të ardhurave. Ajo është një taksë e vendosur me pëlqim të përbashkët me bashkitë dhe komunat e vendit, dhe mbetet e paprekur. Pra përveç kësaj takse i qytetarët që do të legalizojnë objektet do të kenë të drejtë që 80 % të vlerës ta paguajnë me letra me vlerë.”

Për sa i përket qytetarëve, të cilët e kanë paguar vlerën njëqind për qind, kryeministri sqarojë se qeveria do tu rimbursojë 80 % të vlerës, të cilën ata do ta paguajnë me letra me vlerë.

Kryeministri theksoi se në këtë mënyrë hapet për letrat me vlerë një nga tregjet më të fuqishëm të vendit, i cili bazohet në legalizimin e 500 mijë objekteve “Në këtë mënyrë ne hapim një treg ekzakt së 4 deri në 6 herë më të madhe sesa vlera e letrave me vlerë.”

Me këtë proces, u shpreh Kryeministri, ne shkojmë drejt shlyerjes së detyrimit që kemi ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve dhe kam shumë kënaqësi që çelim këtë treg dhe shlyejmë këtë detyrim.

Kryeministri kërkoi nga Ministria e Financave dhe  Ministria e Punëve Publike përgatitjen e gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë.


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›