Kryeministri Berisha: “Shqipëria evropiane, Shqipëria turistike”, kjo është motoja jonë
Gjatë vizitës së tij në Vlorë, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me qytetërë të Orikumit. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Të dashur qytetare dhe qytetarë te Orikumit!
Ju përshëndes vëllazërisht , shpreh kënaqësinë e madhe që sot të së bashku me ju, këtu në Orikum inauguruam unazën e këtij qyteti, inauguruam shkollën e rindërtuar dhe me një shtesë, e cila përballon standarde evropiane, nevojat për shkollim të fëmijëve tuaj, shkollë e pajisur me kabinet informatike dhe me të gjitha standardet moderne evropiane.
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Orikumit,
Këto katër vite për qytetin tuaj kanë qenë vite e ndryshimit të madh. Këtu çdo ditë e më shumë është përmirësuar infrastruktura e këtij qyteti turistik. Në Orikum, qeveria ime në katër vite, ka investuar dhjetëra e dhjetëra herë më shumë sesa qeveria socialiste. Unë po vij këtu nga Vlora. Në Vlorë inauguruam rrugën Transballkanike, ndoshta rruga më e gjerë e Shqipërisë, e cila i jep Vlorës pamjen e një metropoli të vërtetë, rrugë dinjitoze, për çdo metropol evropian. Këtu tek ju inauguruam unazën dhe gjatë këtyre katër viteve në Orikum ne investuam në unazën e qytetit 1, 2 milion dollarë, Shëtitoren e Radhimës 48 milion lekë, rrugën e Dukatit 60 milion lekë, shëtitoren e Dukatit të Ri 67 milion lekë, shëtitoren e Orikumit 60 milion lekë, në hyrjen e Orikumit 43 milion lekë, në rikonstruksionin dhe shtesën e shkollës “Balil Pelari” 43 milion lekë, në ndërtimin e ambulancës së plazhit të Radhimës 36 milion lekë. Në parkun eolik të Karaburunit do të investohen 1, 2 miliard euro, në ujësjellësin e qytetit 16 milion euro. Është përfunduar plani rregullues, pra,
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Ky është Orikumi, të cilin e ka harruar qeveria ime, Kjo është Vlora të cilën e ka harruar qeveria ime, që në katër vjet ka bërë që në qarkun e Vlorës të investohet, jo më pak se 500 milion euro. Për ne, turizmi është potenciali më i madh i këtij kombi dhe vendi, është potenciali i të gjitha potencialeve , është potenciali që ne do të na shkëpusë në mënyrë përfundimtare nga e kaluara e hidhur dhe do të na çojë drejt begatimit dhe prosperitetit.
Vetëm për burimet energjetike,për rrjetin elektrik, për stacionet dhe nënstacionet, qarku i Vlorës ka marrë mbi 200 milion euro investime, kush të dojë le t’i numërojë, është nënstacioni i Babicës, rreth 30 milion euro, janë nënstacionet përvec Vlorës, mbi 70 milion euro, TEC i Vlorës 110 milion euro, unaza elektrike e jugut rreth 25 milion euro, rikonstruksioni i HEC të Bistricës, pra siç e shikoni, të gjitha këto nuk janë të padukshme. Nuk po ndalem këtu, në rrugët që flasin vetë, rruga nga Levani në Vlorë, nga Mifoli në Konispol, janë mbi 260 km rrugë të ndërtuara ose në ndërtim. Ky është qarku i harruar i Vlorës ,të cilin një grusht i vogël përpiqen me çdo kusht të mbjellin përçarje, të shpifin dhe të trillojnë. Shqiptarët, thonë ata, mendojnë se “fluturoi, fluturoi”, por ata që shprehen në këtë mënyrë fluturojnë, se shqiptarët janë tokësorë.
Dua t’ju informoj ju, se nga Velipoja në Ksamil, kjo qeveri, për rrugët ujësjellësat, kanalizimet, landfill-et, përpunimin e ujërave të zeza, shkollat, për shërbimin shëndetësor ka investuar në këtë zonë rreth 700 milion euro.
Vëllezër dhe motra!
Me ne erdhi turizmi. “Shqipëria evropiane, Shqipëria turistike”, kjo është motoja jonë. Në vitin 2004 kemi pritur si vend 300 mijë vizitorë, në vitin 2008 kemi pritur 2, 7 milion vizitorë. U garantoj ju se në katër vitet që vijnë çdo rrugë, rrugice, fshat, i këtij bregu do të asfaltohet, do të urbanizohet me të gjitha standardet evropiane. Në se Shqipëria, në vitin 2004 priti 300 mijë vizitorë, vitin që kaloi vetëm Saranda priti 300 mijë vizitorë. Në qoftë se në vitin 2008 Shqipëria priti 2, 7 milion turistë, jam këtu për t’u zotuar se në vitin 2013 vetëm qarku juaj do të presë 2, 7 milion turistë. Ky është qëndrimi ynë, sikundër katër vitet që vijnë ne do të hedhim bazat e një turizmi tjetër shumë të rëndësishëm , turizmit malor. Do të shtrijmë infrastrukturën drejt Tomorrit, Çajupit, Alpeve të Shqipërisë, drejt Lurës. Ky vend ka një potencial të paimagjinueshëm turistik. Zvicra është bërë e famshme për malet e saj, Shqipëria do të bëhet e famshme për malet dhe brigjet e saj. Po vëllezër, na e ka dhuruar zoti dhe le të nxjerrim prej tyre të gjithë të mirat që na takojnë. Në emër të fëmijëve tanë, por dhe në emër të brezave që nuk i nxorën dot, për shkaqe që dihen, ne do ta bëjmë Shqipërinë turistike, vendin më të preferuar në rajon dhe më gjerë, për turistët nga e mbarë bota.
Fermerë të Orikumit, Dukatit, Tragjasit, Rradhimës dhe fshatrave përreth, ju keni meritën e madhe, sepse keni identifikuar rreth 3000 ha tokë për ullishte. Jam këtu për tu zotuar se qeveria ime do të subvencionojë tërësisht mbjelljen e 3 mijë ha ullishte në këtë vend. Sikundër, disa qytetarëve të cilët janë zemërthyer sepse nuk kanë marrë tokën në pronësi, dua t’u them se unë fjalë nuk lë pa mbajtur. E kam bërë dekretin në vitin ‘96, dikush ka bërë një vepër të papërgjegjshme me dekretin, e bëra prapë ligjin, sërish u gjetën tre vetë, që me shprehjen popullore, ta dridhnin në parlament. Sot, unë ju jap fjalën se në javën e parë, të mandatit të dytë, ai ligj do të votohet në parlament. Unë nuk lëviz nga fjala ime, sepse atyre u takon. Dhe unë kam bindje të thellë, nuk mund t’i lemë ata. Ata janë qytetarët të këtij vendi dhe kanë të drejtë të kenë siguri për jetën e tyre, shtëpitë e tyre, familjet e tyre.
Thirrja ime vëllazërore për ju qytetarë të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë, këto ditë që kanë mbetur, janë ditë vendimtare, për një proces me të cilin ne barazojmë veten me qytetarët e Britanisë së Madhe, Francës, dhe vendeve më të zhvilluara. Këto janë letërnjoftimet.
Vëllezër, ky rrugëtim i yni është një garë dhe në këtë garë ne nuk do të mund quhemi qytetarë evropianë, në se ju nuk mund të keni rrugë të asfaltuara atje ku jetoni, në se nuk do të keni ujë, 24 orë atje ku jetoni,nuk do të keni shkolla moderne për fëmijët tuaj, por gjithashtu nëse nuk do të keni dhe dokumentin e identitetit, dëshminë e identitetit, të standardit evropian. Ne na duhen edhe disa kohë, edhe ky mandat, që të barazohemi me furnizimin me ujë, kurse sot secili prej nesh mund të ketë dëshminë identitetit të tij, të standardeve më të larta në Evropë dhe në botë. Ju bëj thirrje, merrini ato, se është dhe ndjenje krenarie që të shkojmë në ditën e zgjedhjeve para gjithë Evropës dhe të tregojmë se me çfarë votojmë ne. Ne votojmë me letërnjoftimet me moderne, të teknologjisë me te larte, te prodhuara deri me sot ne Evrope. Por, ne Evrope nuk shkohet me xhepa bosh, ndaj dhe ne kemi dyfishuar pagat e mësuesve, mjekeve, infermiereve, kemi dyfishuar pensionet minimale te te gjithë fermerëve te Shqipërisë, kemi rritur pensionet ne qytet 50 deri ne 70 % dhe kemi dale para dy vendeve anëtare te BE-së, për paga dhe pensione. Serish nuk do te rrime këtu. Ne katër vitet që vijnë do të dalim para 6 vendeve anëtare të BE-së. Sa here ju të votoni Sali Berishën, keni votuar për rrogat tuaja, për pensionet tuaja, për mirëqenien tuaj, sikundër nuk do të ketë qytetar shqiptar që do të marrë më pak se dy dollarë në ditë, që është pragu i varfërisë. Në mënyrë kategorike do të jetë një nga standardet më të shpejta që do të vendosim. Tani, u bëj thirrje socialistëve të Orikumit, Vlorës dhe mbarë Shqipërisë; Historia është histori dhe në momente historike, si qytetarë, nga ne kërkohet që të jemi në lartësinë e saj. Ky është moment në të cilin ne firmosim për projektin e Orikumit evropian dhe të Shqipërisë evropiane, nuk duhet të ndahemi, të bashkohemi në këtë udhëtim se kjo është ëndrra e me bukur e shqiptarëve, e fëmijëve tanë. Le të ecim ne, besimin duhet ta vendosni aty, ku ai justifikohet. Jemi ne që e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, jemi ne, të cilët bëmë që Shqipëria të dalë në krye të rritjes ekonomike në Evropë. Jemi ne që bëmë të pranohet aplikimi për vend anëtar në Bashkimin Evropian.
Vëllezër dhe motra,
Evropa tre ditë më parë u gdhi blu. 24 vende të Evropës votuan për partinë, simotra të PD. Në Bruksel, Berlin, Paris, Romë e kudo kemi miqtë tanë të mëdhenj, miq që e duan Shqipërinë dhe shqiptarët, miq që i besojnë Sali Berishës dhe do ta ndihmojnë atë, për projektin evropian të së ardhmes së Shqipërisë.
Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria.”
10/06/2009