E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha feston në Elbasan 22 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike të këtij rrethi

Kryeministri Berisha, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike, përshëndeti sot takimin festiv në Pallatin e Sportit të qytetit të Elbasanit, për kremtimin e 22 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. 

Mes entuziazmit të qytetarëve të Elbasanit, të cilët kishin mbushur rrugët e këtij qyteti, Kryeministri Berisha u shpreh se sot, Partia Demokratike dhe kjo mazhorancë kremton 22 vjetorin e themelimit të saj, në Elbasan dhe në gjithë vendin, si forca politike, e cila shoqëroi zhvillimet më epokale duke e renditur  Shqipërinë në një ndër vend e zhvilluara.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha bëri një përmbledhje  të të gjitha përpjekjeve dhe hapave historikë të realizuar nga vendi ynë, nën drejtimin dhe vizionin e kësaj force politike dhe mazhorance në qeverisje, duke përmendur fillimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, më pas, anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut, realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, përpjekjen e qeverisë për realizimin e reformave për marrjen e statusit të vendit kandidat, rritjen e rrogave dhe pensioneve, hapjen e vendeve të punës, mbështetjen e bizneseve si dhe shndërrimin e infrastrukturës, duke e bërë Shqipërinë një vend të denjë Evropian.

Kryeministri Berisha theksoi se shumë është bërë, por dhe shumë ka ende për tu bërë, ndaj ai kërkoi votën e shqiptarëve edhe për një mandat të tretë.  “Ne sot njerëzisht trokasim në zemrën e çdo qytetari, trokasim me ndershmëri, sinqeritet dhe përulësi, kërkojmë votën, për një katër vjeçar tjetër, për të bërë Shqipërinë vend të zhvilluar, për të integruar Shqipërinë në Europë”, - u shpreh Kryeministri.

Ne jemi ndryshimi – Përpara! - tha kryeministri Berisha, - dhe do të shembim me 23 qershor murin e bllokimit, që ka ngritur kryetari i PS-së Edi Rama, duke mbrojtur pallatet dhe pasuritë e bashkëshortes dhe familjarëve të tij.

“Ne jemi ndryshimi, sepse çdo ditë, çdo vit ne përballemi me lumin e shqetësimeve tuaja të halleve dhe derteve tuaja, të familjeve dhe fëmijë tuaj, kurse tjetri e ka mendjen tek pallatet e familjes,  e ka mendjen tek  fshehja e pasurive, tek rezidencat në malin e Dajtit dhe pronat e familjes së tij. Ne i themi atij se, edhe mund të ndërtosh duke shfrytëzuar pushtetin  pallatet e paligjshme për familjen tënde, por në kasafortën e Partisë Socialist,  nuk do të mund ta fusësh kurrë pallatin dhe lejet e dhëna, në konflikt interesi”, - u shpreh Kryeministri.


Më gjerësisht në fjalën e tij kryeministri Berisha tha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Elbasanit

Elbasanase dhe elbasanas, në këtë sallë në sheshin përballë Pallatit të Sportit, në familjet e tyre në Elbasan dhe kudo që jeni, përshëndetjet më të përzemërta për ju, në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, partisë së lirive dhe të drejtave tuaja të merituara qytetare.

Ne sot kremtojmë sëbashku, ditën në të cilën ne të gjithë sëbashku  u shndërruam nga njerëzit e shtypur në njerëzit e lirë duke dëshmuar se, ne jemi ndryshimi.

Ne jemi ndryshimi, sepse ne me kurajon,  guximin tonë përmbysem diktaturën e egër komuniste dhe shndërruam Shqipërinë në vendin e lirive dhe të drejtave të respektuara.

Ne jemi ndryshimi, sepse 22 vjet më parë, ne ishim vendi  i të gjitha lirive të ndaluara me kushtetutë,  sot jemi vendi i respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Ne jemi ndryshimi – Përpara! Pasioni ynë është liria, janë liritë dhe të drejtat tuaja, zgjerimi dhe konsolidimi i tyre. Ne festojmë sot krenarë, sepse ne jemi ndryshimi , 22 vjet më parë kombi ynë lëngonte në Shqipëri nga diktatura e egër dhe vendet përreth nga pushtimet barbare.

Ne sëbashku 22 vjet më parë, jo vetëm hodhën në një anë diktaturën, por u ngritën në rrugët dhe sheshet e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë dhe deklaruam,  se ne jemi forca  e interesit  tonë kombëtar,  se çështja shqiptare është  ylli ynë polar.

Ne jemi ndryshimi, sepse sot pas 22 viteve shqiptarët janë të lirë, shqiptarët janë më të vendosur se kurrë të bashkohen rreth idealit të Bashkimit Kombëtar. Përpara, Përpara, Përpara  drejt Bashkimit të Kombit shqiptarë.

Ne jemi ndryshimi, sepse 22 vjet më parë ne, ishim njerëzit dhe vendi më i izoluar i planetit,  ndërsa sot ne lëvizim të lirë pa viza në mbarë Europën. Ndërsa sot, ne jemi anëtarë të Aleancës më të fuqishme të lirësi së kohërave. Ndërsa sot, ne fituam, merituam rekomandimin e Komisionit  Europian për statusin e kandidat. Ne jemi ndryshimi, me 23 qershor, ne që shemben Murin e Berlinit në Tiranë dhe Elbasan do të shembin me votën tonë,  murin e bllokimit të Edi Ramës dhe bllokmenëve të tjerë .

Ne jemi ndryshimi,  sepse 22 vjet më parë ne ishim qeniet më të varfëra  në planet, sot pas 22 vitesh në ende nuk jemi të pasur, por i përkasim grupit të vendeve me të ardhura të mesme të larta. Me të ardhur nga 204 dollarë për frymë, sot janë 9 mijë dollarë për frymë  dhe ecim të sigurtë të vendosur drejt vendeve të zhvilluara.

Ne jemi ndryshimi, sepse në këtë vend të hiperkolektivizmit  më  ç’njerëzor ne shndërruam shqiptarët në pronarë të 240 mijë apartamenteve,  shndërruam në pronarë mbi  400 mijë familje shqiptare në fshat të tokës së tyre,  ne shndërruam shqiptarët  në pronarë të qindra e mijëra bizneseve.

Ne jemi ndryshimi, sepse ne besojmë tek iniciativa juaj, tek prona juaj,  Shqipërinë gjithnjë përpara do ta çojmë.

Ne jemi ndryshimi, sepse në kohën më të vështirë të krizës ekonomike të Europës dhe  Botës me mundin tuaj, me djersën tuaj, me reformat që mbështetëm,  ne shndërruam Shqipërinë në ishullin e vetëm të rritjes ekonomike.  Ne garantuam sëbashku një rritje ekonomike  4 here me të madhe, se mesatarja e Rajonit.

Ne jemi ndryshimi,  sepse në kushtet e krizës më të thelle, kur në vendet  e tjera po dyfishohet papunësia, Shqipëri mbetet i vetmi vend, sipas Komisionit Europian, që ka ulur papunësinë.

Ne jemi ndryshimi vëllezër dhe motra dhe për një shkak tjetër madhor,  sepse ne kemi vetëdijen tonë se bëjmë gabime,  sepse  ne kemi vetëdijen tone se çdo i papunë ka të drejtë të na kërkojë punë, se çdo i varfër ka të drejtë të kërkojë nga ne, të dalë nga varfëria se, çdo njëri në hall ka të drejtë të kërkojë nga ne, ti zgjidhim hallet e  tij. Sigurisht ai kërkon nga ne, sepse ne jemi ndryshimi , kurse tjetri është mashtrimi.  Ai kërkon nga ne, sepse ne kemi  jemi të bindur thellë në ndërgjegjen tonë,  se ne gabojmë, por korrigjojmë gabimet, se ne nuk i përsërisim ato, se për ne, interesat e qytetarëve  janë interesat  e para dhe të parët jeni ju, të parët do mbeteni ju,  e para është Shqipëria.

Ne jemi ndryshimi, sepse çdo ditë, çdo vit ne përballemi me lumin e shqetësimeve tuaja të halleve dhe derteve tuaja, të familjeve dhe fëmijë tuaj, kurse tjetri e ka mendjen tek pallatet e familjes,  e ka mendjen tek  fshehja e pasurive, tek rezidencat në malin e Dajtit dhe pronat e familjes së tij. N e i themi atij se, edhe mund të ndërtosh duke shfrytëzuar pushtetin  pallatet e paligjshme për familjen tënde, por në kasafortën e Partisë Socialiste,  nuk do të mund ta fusësh kurrë pallatin dhe lejet e dhëna, në konflikt interesi.

Ne jemi ndryshimi, sepse ne besojmë shumë tek ju, ne besojmë se ju dhe vetëm ju, mundi, djersa, përkushtimi juaj për vete, familjet tuja dhe vendin tuaj, përbën faktorin më themelor  të ndryshimit  dhe zhvillimit të Shqipërisë, ndaj dhe ne bëjmë gjithçka të ulim taksat, bëjmë gjithçka të lehtësojmë bizneset tuaja, bëjmë gjithçka të nxisim iniciativën tuaj, kurse shoku që e ka mendjen tek pallatet e familjes, bën gjithçka t’ju tatojë ju. Ai do që Shqipëria të jetë në këmbët e karriges së tij, do që shqiptarët të punojnë për pushtetin e  tij, pushtet të cilin nuk do ta gëzojë kurrë, sa të jeni ju dhe shqiptarët e lirë.

Në rrugën tonë  të vështirë edhe më shumë duhet të kishim bërë, por vëllezër mos harroni se, kur erdhën në pushtet,  Shqipëria merrte 38 milion dollarë investime të huaja dhe mori 1 miliard dollarë vitin e kaluar. Gjatë këtyre viteve ne jemi të vetëdijshëm se edhe me shumë mund të kishim bërë, por mos harroni se në vitin 2005 penetrimi i internetit në Shqipëri vetëm 4.8 përqind, kurse sot është 62 përqind.  Sot të dashur të reja dhe të rinj të Elbasanit,  kryeqyteti i vendit tuaj u përzgjodh dje,  njëri nga 21 qytete me shkallën me të mirë të përdorimit të internetit në Botë.

Ne jemi ndryshimi –Përpara,  drejt Shqipërisë dixhitale!

Ne jemi ndryshimi, sepse ne vetëm 6 vjet më parë në ketë vend të bekuar nga Zoti dhe shqiptarët kishim gjithsej 2430 km rrugë të asfaltuara dhe në këto 7 vite kemi asfaltuar mbi 10 mijë km dhe do të asfaltojmë çdo km rrugë të kësaj toke të bekuar.

Ne jemi ndryshimi, sepse ne po bëjmë realitet pranverën që vjen autostradën  Tiranë-Elbasan me tunelin e Kërrabës,  që ju e meritoni një mijë herë.

Ne jemi ndryshimi, sepse Shqipërinë  këtë vend që e quajmë dhe e Bukura e Dheut,  e sollëm në piedestalin e turizmit botëror. Edhe më shumë mund të kishim bërë, por mos harroni vëllezër, se në vitin 2004 Shqipërinë  e kishin vizituar vetëm 300 mijë  turistë dhe vizitorë, ndërsa vitin e kaluar  ju keni pritur mbi 4.7 milion miq nga e gjithë Bota.

Ne jemi ndryshimi, sepse gjithmonë  në çdo gjë, ne mendojmë për buxhetin tuaj, për buxhetin e familjeve tuaja, për buxhetin e pensionistëve tanë. Unë e di se, ju nuk merrni aq sa meritoni, por edhe ju e dini se, kjo qeveri ka rritur rrogat më shumë se çdo qeveri tjetër në  Europë, në  një kohë të shkurtër.

Në 6 vite ju jeni dëshmitarë që keni rritur sipas kategorive nga  120 në 150 përqind rrogën re mësuesve të fëmijëve tanë. Se kemi rritur sipas kategorive nga 130 në 160 përqind,  rrogën e infermierëve  dhe mjekëve tanë. Se kemi rritur me 110 përqind  pensionet në fshat, se kemi rritur 60 deri ne 80 përqind pensionet në qytete.  Ne jemi ndryshimi,  rritja e rogave dhe pensioneve  tuaja është qëllimi ynë më madhor.

Demokratë dhe demokrate

Qytetarë dhe qytetare të mrekullueshëm të  Elbasanit

Ne sot njerëzisht trokasim në zemrën e çdo qytetari, trokasim me ndershmëri, sinqeritet dhe përulësi, kërkojmë votën, për një katër vjeçar tjetër, për të bërë Shqipërinë vend të zhvilluar, për të integruar Shqipërinë në Europë.

Në këto 6 vite, ne ia dolëm që Shqipëria për disa tregues më themelore të rreshtohet me vendet e zhvilluara. Sot të dashur qytetarë dhe qytetare, ne kemi jete gjatësinë mesatare të barabartë  me disa prej vendeve të zhvilluara. Sot të dashur qytetarë dhe qytetare, ne kemi  vdekshmërinë foshnjore , vdekshmërinë amtare, vdekshmërinë e përgjithshme  më të ulëtën, se disa prej vendeve më të zhvilluara

Sot të dashur  qytetarë dhe qytetare, ne sëbashku rreshtohemi në vendin e 4 në botë për shndërrimin e mundit, djersës, taksave tuaja, në mirëqenie  për ju. Ne renditemi të katërtit, sepse ne ato taksa që ju paguat i shndërruam në 10 mijë km rrugë për ju, sepse ato taksa që ju paguat, i shndërruat në dyfishim  rrogash pensionesh për ju, sepse ato taksat që ju paguat ndërtuam dhe rindërtuam 1300 shkolla në mbarë vendit, qindra ujësjellësa e kanalizime.

Ne kthejmë në mirëqenie për ju çdo qindarkë që ju do ti paguani shteti dhe kësaj mazhorancë.

Vëllezër dhe motra

Ne duam mandatin tjetër të tretë, sepse Shqipëria mezi po pret,  që të gjithë treguesit e saj, se shqiptarët mezi po presin të gjejnë veten, qytetarë të njërit prej vendeve më të zhvilluara të Rajonit dhe më gjërë.

Ne kërkojmë votën tuaj të ecim përpara në rrugën tonë drejt Europës. Europa është destinacioni  ynë, Europa është vokacioni ynë, Europa është projekti ynë, është zotimi ynë, të cilin do të bëjmë realitet katër vitet që vijnë.

Rrofshi ju

Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitoren tonë me 23 qershor

Ne jemi ndryshimi – Përpara!


25/01/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›