Kryeministri Berisha flet në mbledhjen e qeverisë për projektin e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumentit të identitetit për qytetarët shqiptarë
Sot paradite, Këshilli i Ministrave u mblodh për të diskutuar dhe miratuar një sërë vendimesh, ndër të cilat Kryeministri Berisha vlerësoi të një rëndësie të vecantë vendimin për miratimin e projektit "Prodhimi dhe shpërndarja e dokumentit të identitetit dhe të pasaportave elektronike të shtetasve shqiptarë" dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2007, miratuar për ministrinë e brendshme.
Duke e vlerësuar këtë projekt si shtyllën kryesore të vendosjes së një sistemi modern, në menaxhimin e identitetit të shtetasve shqiptarë, kryeministri theksoi se me zbatimin e këtij projekti, menaxhimi i identitetit të qytetarëve shqiptarë ecën drejt standardeve moderne, bashkohore, duke u vendosur në atë që quhet mosha dixhitale.
Kryeministri bëri të ditur se projekti në fjalë do të përfshijë prodhimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me kartat e identitetit, prodhimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportat biometrike, si dhe krijimin e nje infrastrukture moderne që do të shërbejë si bazë për ndërtimin e të gjitha të dhënave të tjera sociale dhe ekonomike të shtetasve, duke krijuar kështu bazën për të gjitha shërbimet e qeverisjes elektronike, si për qytetarët, ashtu dhe për bizneset.
Gjithashtu, kryeministri informoi se brenda një kohe të shkutër do ti nënshtrohen procesit të dixhitalizimit, regjistri i taksave, sistemi i doganave si dhe do të aplikohet prokurimi elektronik si forma më transparente dhe më moderne e prokurimeve.
Ndër të tjera, kryeministri u shpreh:
"Në mbledhjen e sotme do të flasim lidhur vendimin për kartat e identitetit. Projekti për kartat e identitetit është një projekt kompleks me përfitime të shumëfishta dhe me komponente të shumtë. Së pari ky projekt përbën dhe kolonën kryesore të vendosjes së një sitemi modern në menaxhimin e identitetit të shtetasve shqiptarë, sistem që përfshin grumbullimin, përpunimin, ruajtjen, përdorimin për qëllime publike të të dhënave të shtetasve. Me vendosjen e këtij sistemi, menaxhimi i identitetit të qytetarëve shqiptarë ecën drejt një moderniteti bashkëkohor, vendoset në atë që quhet mosha dixhitale. Ky projekt përfshin prodhimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me kartat e identitetit, prodhimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportat biometrike, krijimin e nje infrastrukture moderne që do të shërbejë si bazë për ndërtimin e të gjitha të dhënave të tjera sociale dhe ekonomike tëe shtetasve, krijimin e bazës për të gjitha shërbimet e qeverisjes elektronike, si për qytetarët, ashtu dhe për bizneset. Shqipria në mënyrë shumë të vendosur po ecën drej moshës dixhitale.
Në një hark kohor të shkurtër kam kënaqësinë që të informoj qytetarët shqiptarë se në pak muaj Shqipëria do të ketë të dixhitalizuar, jo vetëm regjistrin e bizneseve apo dëshmitë e penalitetetve, që tashmë ekzistojnë, por do të kompletohen taksat, regjistri i taksave dhe doganat për të qenë në përputhje plotësisht me të gjithë sistemin. Gjithashtu prokurimi elektronik, forma më transparente dhe më moderne e prokurimit, do të instalohet brenda një harku kohor, fotografimi dixhital i territorit do të kompletohet shumë shpejt.
Në të gjithë këtë ecuri shumë të rëndësishme vendosja apo menaxhimi dixhital i identitetit të qytetarëve përbën shtyllën më kryesore të Shqipërisë mnë moshën dixhitale.
Projekti ofron zgjidhjet më moderne dhe më fleksibël, si nga pikëpamja teknologjike ashtu edhe nga pikëpamja teknike, është i bazuar në standartet ee teknologjime me të përparuara ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë ky projekt është në përputhje të plotë me të gjitha kriteret më rigorze, më të avancuara të sigurisë ndërkombëtare që aplikohet në botë, përfshi këtu SHBA-t dhe vendet e BE.
Me zbatimin e këtij projekti Shqipëria dot të ketë një nga sistemet më të përparuara të menaxhimit të identitetit të shtetasve dhe një nga kartat më moderne të identitetit të tyre. Sistemi bazohet në një arkitekturë të hapur e cila mundëson përputhshmërinë dhe shkëmbimin e informacionit me të gjitha sistemet e tjera të të dhënave dhe informacionin të tillë si sitemi i sigurimeve shoqërore, tatimeve, regjistrimit të pronësisë, patentave, kriminalistikës etj. Në mënyrë të veçantë sistemi do të kordinohet dhe do të harmonizohet plotësisht me sistemin e regjistrit kombëtar të shtetasve, projekt i cili është në fazat e para të zhvillimit të tij. Për hartimin e këtij projekti një meritë të vecantë kanë specialistët e Ministrisë së Brendëshme dhe institucionet e tjera, por kontributin kryesor, por veçanërisht grupi qeveritar është mbështetur nga një ekip ekspertësh të shquar ndërkombëtar të mbledhur nga guvernatori Tom Rixh . Në përbërje të këtij ekipi kanë qenë ekspertë dhe specialistë me nje përvojë të jashtëzakonshme në hartimin e sistemeve për menaxhimin e identitetit të qytetarëve, të cilët kanë punuar për qeveri, organizata ndërkombëtare dhe biznese në Evropë, SHBA, Azi, etj. Ekspertët e këtij ekipi ndërkombëtar kanë qëne të përfshirë, kanë punuar dhe kanë asistuar administratën e SHBA-ve, në përmirësimin e sistemit të sigurisë së brendëshme dhe sistemit të vizave, administratën irlandeze për menaxhimin e sistemit të vizave dhe identitetit të qytetarëve, administratën australiane dhe disa administrata të vendeve të tjera.
Pas miratimit të sotëm qeveria do të punojë me shpejtësi për hartimin e termave të referencës dhe procedurave të nevojshme për organizimin sa më shpejt në një hark kohor të shkurtër të tenderit të hapur ndërkombëtar për zbatimin e projektit dhe prodhimin e kartave të identitetit. Në këtë tender pritet të marrin pjesë të gjitha kompanitë kryesore të botës në fushën e teknologjisë dhe të prodhimit të kartave të identitetit.
Qeveria sot miraton fondin prej 2 miliard lekë në mbështetje të këtij projekti. Plani ynë eshte që këtë tender ndërkombëtar ta hapim sa më parë dhe të bëjmë çdo përpjekje që pasi të shpallet fituesi të përshpejtojmë periudhën e instalimit të të gjitha pajisjeve teknologjike në mënyrë që të fillojë sa më shpejt pajisja e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit.
Edhe njëherë dua të përgëzoj, sepse ajo që nuk u realizua në tetë vjet, po realizohet brenda 20 muajve dhe kjo dëshmon se reformat funksionojnë."