Kryeministri Berisha i dërgon mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Greqisë, z. Kostas Karamanlis
Kryeministri Berisha i dërgoi sot Kryeministrit të Greqisë, z. Kostas Karamanlis, një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Kristodhulos.
Në mesazhin e tij Kryeministri Berisha shprehet:
“I nderuar z. Karamanlis,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për humbjen e Kryepeshkopit Kristodhulos, i cili për më se një dekadë udhëhoqi me devotshmëri Kishën Ortodokse Greke.
Me personalitetin e tij të shquar dhe udhëheqjen e urtë, Kryepeshkopi Kristodhulos kontribuoi në forcimin e rolit të ortodoksisë në botë dhe e solli Kishën Greke më pranë realitetit modern të ditëve ku ne jetojmë.
Më lejoni, i nderuar z. Kryeministër, që në emër të qeverisë shqiptare dhe në emrin tim personal, t`u shpreh Juve dhe popullit mik grek, ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për këtë humbje të rëndë".