Kryeministri Berisha i dërgon mesazh ngushëllimi familjeve që humbën të dashurit tyre në aksidentin tragjik të Dervenit
Kryeministri Sali Berisha i dërgon një mesazh ngushëllimi familjeve Muzhaqi; Murati; Alushi; Kaci dhe Suti që humbën mbrëmë, në aksidentin tragjik automobilistik të Dervenit, bijtë e tyre të dashur. Në këto mesazhe thuhet:
“Vdekja tragjike e bijve tuaj të dashur ka sjellë zi dhe gjëmë të rëndë jo vetëm tek familjet tuaja, por edhe tek çdo shqiptar. Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare ndaj me ju dhimbjen e thellë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutem Zotit që ju të gjeni forcën për të përballur humbjen e pa kompensueshme të bijve tuaj të dashur. Lutem së bashku me ju që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar.”01/12/2009