Kryeministri Berisha i propozon Presidentit të Republikës dekretet për emërimin e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar
Kryeministri Sali Berisha i propozoi sot Presidentit të Republikës Bamir Topi dekretet për emërimin e dy ministrave të rinj në kabinetin qeveritar. Kryeministri propozon emërimin e zotit Eduard Halimi në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe shkarkimin e zotit Ferdinand Xhaferaj nga detyra e Ministrit tëTurizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe emërimin në këtë detyrë të z. Aldo Bumçi.
Më poshtë vijojnë të plota propozimet përkatëse:
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Z. BAMIR TOPI
T I R A N Ë
Në mbështetje të pikës 1, të nenit 98, të Kushtetutës,
P R O P O Z O J:
1. Shkarkimin e z. Ferdinand Xhaferaj nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
2. Emërimin e z. Aldo Bumçi në detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Z. BAMIR TOPI
T I R A N Ë
Në mbështetje të pikës 1, të nenit 98, të Kushtetutës,
P R O P O Z O J:
Z. Eduard Halimi të emërohet ministër i Drejtësisë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/07/2011