E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr mesazh falenderimi nga Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Kryeministri Berisha mori një mesazh falënderimi nga Presidenti i SHBA-së z.Barack Obama, ku i shpreh mirënjohjen për mesazhin e dërguar për festën e Pavarësisë.

Në mesazhin e Presidentit Obama, drejtuar Kryeministrit Berisha, thuhet

“I dashur zoti Kryeministër,

Dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin e urimit  në përvjetorin e 235- të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themelua vendi ynë. Këto ideale mbeten po aq aktuale edhe në këtë moment që ne përballemi me sfidat  e sotme botërore. Shpresa ime është që të mirat e lirisë dhe paqes t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës.

Sinqerisht,

Barack Obama "


18/07/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›