E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllime Kryeministrit të Kinës, z. Wen Jiabao, për pasojat tragjike të tërmetit të rënë në Provincën Qinghai

Kryeministri Berisha, me anë të një telegrami, i ka shprehur ngushëllime Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, z. Wen Jiabao, për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë në 14 prill, në Provincën Qinghai.

Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shkruan:

“Shkëlqesi,

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë në datën 14 prill, në Provincën Qinghai. Me këtë rast, dëshiroj që në emër të Qeverisë shqiptare t’ Ju transmetoj, Shkëlqesi, ngushëllimet e mia më të sinqerta për viktimat dhe dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e këtij tërmeti.

Me lejoni t’ju siguroj se Qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë Qeverisë dhe popullit mik të Republikës Popullore të Kinës, duke ndarë dhimbjen që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t’ Ju shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht Juaji,

Sali Berisha”


20/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›