Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet Kryeministrit bullgar Borisov për tragjedinë ë liqenit të Ohrit
Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, me rastin e tragjedisë së liqenit të Ohrit ku humbën jetën një numër i madh turistësh.
Në mesazhin tij Kryeministri Berisha shprehet:
“I dashur Kryeministër Borisov,
Lajmi i vdekjes tragjike së turistëve bullgarë në ujërat e liqenit të Ohrit, në datën 5 shtator, ka tronditur thellë mua, qeverinë shqiptare dhe popullin e vendit tim. Duke ju shprehur Ju, qeverisë bullgare, kombit tuaj mik dhe familjeve të viktimave simpatinë, solidaritetin dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të qeverisë shqiptare, unë lutem bashkë me ju që shpirtrat e viktimave të tragjedisë të liqenit të Ohrit të gjejnë paqen e merituar.
Me respekt
Sali Berisha “
05/09/2009