E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Marrëdhëniet shqiptaro-hungareze, me një trashëgimi të fortë në kohëra

“Nё kohë të hershme, ato [dy kombet tona] kanё luftuar sёbashku nё mёnyrё tё suksesshme për tё shpёtuar vlerat, identitetin e civilizimit tonё në vendet tona.”

“Sekretari i Shtetit Hadik dhe ministri Berchtold i mbёshtetёn ata [etërit themelues të pavarësisë] nё shpalljen sa mё të shpejtё tё pavarёsisё tё vendit...”

“Mbretëresha Geraldinë përbën një trashëgimi të madhe midis të dy kombeve dhe vendeve tona.”

Me rastin e vizitës së Kryeministrit Berisha në Budapest, në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë u çel ekspozita kushtuar 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ekspozita u përurua me fjalët përshëndetëse të Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Jashtëm János Martonyi.

Më parë, Kryeministri vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Mileniumit në sheshin e Heronjve, në qendër të Budapestit. Për Kryeministrin ishte një moment tepër i veçantë dhe emocionues takimi me një grup shqiptarësh, pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të hershëm, por edhe të ri, në Hungari, të cilët duke mbajtur flamuj shqiptarë kishin dalë në shesh për të përshëndetur ardhjen e Kryeministrit në këtë vizitë në Budapest. Ju, me ardhjen tuaj këtu dhe ky dekor kuq e zi [flamujt shqiptarë mbushnin sheshin qendror të Budapestit], - u shpreh Kryeministri - e keni bërë më të bukur këtë ceremoni.

Më pas, Kryeministri vijoi axhendën me vizitën në ekspozitën kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-hungareze. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin ambasadorë, anëtarë të Trupit Diplomatik të akredituar në Hungari, qytetarë shqiptarë me banim të përhershëm atje, por edhe studentë shqiptarë në Hungari, si dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Në këtë ekspozitë ishin paraqitur një gamë  dokumentesh arkivorë të shkëmbimeve diplomatike në periudha të ndryshme mes dy vendeve, si dhe një sërë artikujsh, akademikë, letrarë, apo edhe informativë, përsa u përket autorëve shqiptarë dhe hungarezë, të cilët i referoheshin marrëdhënieve dhe miqësisë mes dy popujve.

Në ekspozitë përfshiheshin edhe një sërë artifaktesh që i referohen Mbretëreshës Geraldinë, me origjinë nga aristokracia hungareze, por dhe një sërë publikimesh  të tjera përfshi autorë të mirënjohur shqiptar në epoka të ndryshme si Vaso Pasha nga Rilindja apo edhe autorë konteporanë.

Duke ju referuar historisë së lidhjeve, marrëdhënieve dhe miqësisë ndërmjet dy kombeve, Kryeministri Berisha u ndal në figurën e Mbretëreshës Geraldinë, Mbretëresha e parë e shqiptarëve në kohët moderne, duke theksuar se "Mbretëresha Geraldinë përbën një trashëgimi të madhe midis të dy kombeve dhe vendeve tona. Ajo jetoi vetëm një vit në Shqipëri. Ajo ishte Mbretëresha më e bukur e kontinentit, por legjenda e saj ishte dashuria për vendin dhe kombin tim."

Duke i uruar mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, Ministri i Jashtëm Martonyi u ndal në disa etapa domethënëse që përshkruajnë marrëdhëniet shumë të mira, miqësinë dhe mbështetjen reciproke mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha theksoi në fjalën e tij disa nga momentet më të rëndësishme që kanë shënjuar dhe konsoliduar marrëdhëniet midis dy kombeve e vendeve.  

Fjala përshëndetëse e Kryeministrit në këtë event.

Sё pari, dua tё falenderoj nga zemra Kryeministrin e Hungarisё Viktor Orban, qё mё ka ftuar nё kёtё vizitё zyrtare dhe pёr kёtё mikpritje miqёsore qё mё ёshtё ofruar sot. Dua t’ju falenderoj zoti ministër qё organizuat kёtё ekspozitë, nё përvjetorin e 90-tё tё marrёdhёnieve tona diplomatike. Dy kombet tona nuk kanё pasur lidhje intensive nё tё kaluarёn, por shumё tё rёndёsishme dhe kualitative. Nё kohë të hershme, ato kanё luftuar sёbashku nё mёnyrё tё suksesshme për tё shpёtuar vlerat, identitetin e civilizimit tonё në vendet tona. Prandaj jemi krenar qё nderojmё ato kohёra nё Budapest dhe në Tiranё, apo Skёnderbeun dhe Huniadin. Kjo është një trashëgimi e madhe.

Zoti ministёr, ky ёshtё viti i 100 i pёrvjetorit tё pavarёsisё sonë. Por unë dua tё pёrmend kёtu, se njё nga vendimet mё tё rёndёsishme tё atij procesi ёshtё marrё nё kёtё vend tё madh. Etërit themelues të pavarёsisё sonë ishin njerёz qё luftonin me vёshtirёsi të jashtëzakonshme. Ishte koha kur donin ta mohonin Shqipërinë si një nocion politik në Europë, edhe pse ishte një nga kombet më të vjetër, në mos më i vjetri në kontinent. Kёta njerёz erdhёn nё vendin tuaj, tё ftuar nga Konti Hadik, i cili organizoi 100 vjet mё parё, njё takim me ministrin e Jashtёm tё Perandorisë së atëhershme Austro-Hungareze Berchtold. Sekretari i Shtetit Hadik dhe ministri Berchtold i mbёshtetёn ata nё shpalljen sa mё të shpejtё tё pavarёsisё tё vendit, sepse ata ishin tё vetёdijshёm pёr përpjekjet nga fuqitё e mёdha të atëhershme pёr t’i ndaluar shqiptarёt nga formimi e shtetit të tyre. Sekretari i Shtetit Hadik dhe ministri Berchtold bёnë gjithçka pёr t’i ndihmuar ata, tё arrinin destinacionin e tyre dhe tё shpallnin pavarёsinё. Tani, pas 100 vitesh, shqiptarёt janё të lirë dhe po ndёrtojnë tё ardhmen e tyre. Vendi i tyre ёshtë anёtar i NATO-s dhe ata po punojnё fort pёr t’u bёrё anёtarë të Bashkimit Europian. Por pёr mua ёshtё e vёshtirё tё imagjinoj se cili do tё ishte fati i vendit tim pa atë takim dhe pa atë mbёshtetje.

Marrёdhёniet tona kanё gjithashtu njё tjetёr trashëgimi tё madhe dhe kjo ёshtё Mbretёresha e parё shqiptare e kohёrave moderne Geraldine Apponyi. Ajo kaloji rreth një vit nё vendin tim. Ajo ishte pa dyshim Mbretёresha mё e bukur e Europёs, por legjenda e saj ishte dashuria pёr Shqipёrinё. Ne jemi shumё krenar pёr dashurinё dhe pёrkushtimin e saj dhe kjo ёshtё me tё vёrtetё njё trashëgimi e madhe nё marrëdhëniet tona.

Tani, pas rënies së perdes së hekurt, Shqipёria ka marrë njё mbёshtetje shumё tё madhe nga vendi juaj. Hungaria mbështeti hyrjen e Shqipёrisë nё NATO. Hungaria, gjithashtu, mbështeti fuqimisht NATO-n, në të gjitha përpjekjet e saj, pёr tё neutralizuar operacionet patkua ndaj shqiptarёve [Kosovë]. Hungaria është një mike e madhe që na mbështet në aspiratën tonë për t’iu bashkuar BE-së, bazuar në meritë. Prandaj, ne jemi shumё krenarë pёr miqёsinё e kombit tuaj, shumё mirёnjohjes qeverisë dhe vendit tuaj, pёr të gjithë mbështetjen dhe faleminderit zoti ministёr qё zgjodhёt kёtё ekspozitё, pёr tё pёrkujtuar kёtё ditё nё marrёdhёniet tona.”


20/03/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›