E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet familjes së akademikut të njohur Petraq Pilika

Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së akademikut të njohur Petraq Pilika, i cili është ndarë nga jeta.

Në këtë mesazh, Kryeministri Berisha shkruan: ”Me hidhërim të thellë dhe pikëllim të vërtetë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të personalitetit të shquar të shkencës shqiptare, matematicientit të njohur, profesorit dhe akademikut Petraq Pilika. Profesor Petraq Pilika dha një kontribut shumë të madh në shkencat matematikore në Shqipëri, në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor, në përgatitjen e një plejade të tërë kuadrosh të shquar të arsimit dhe shkencës shqiptare.

Profesor Pilika ishte njëkohësisht një qytetar shembullor. Ai u dallua për përkushtimin e tij të madh, aftësitë e rralla, komunikimin njerëzor. Bota intelektuale dhe akademike e vendit, kombi në tërësi, ka humbur një personalitet të tij të shquar, kujtimin e të cilit do e ndjejë gjithnjë. Me respekt, Sali Berisha.”


07/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›