Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi presidentit te dhomes se deputeteve te parlamentit italian Gianfranco Fini për tragjedinë e rëndë të shkaktuar nga tërmeti në Abruzzo të Italisë.
Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli shpreh dhimbjen,keqardhjen dhe solidaritetin për familjet e viktimave,që ka goditur zonën e Abruzzo-s,nga një fatkeqësi natyrore e cila ka marrë shumë jetë njerëzish,si dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Duke ndarë hidherimin e thellë për këtë tragjedi të madhe, Kryetarja Topalli bashkohet me dhimbje e familjeve të viktimave. ( në vijim teksti i plotë i lëtrës së Kryetares së Kuvendit, drejtuar presidentit te dhomes se deputeteve te parlamentit italian Gianfranco Fini). I dashur President, Jemi informuar mbi ngjarjet e dhimbshme të shkaktuara nga tërmeti në rajonin e Abruzzo-s. Lajmi na ka hidhëruar thellësisht. Për humbjet në Qenie Njerëzore, për numrin e lartë të të humburve dhe dëmet e mëdha materiale, na bën të ndihemi pranë dhe të shprehim solidaritetin tonë. Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, shprehim ngushëllimet tona më të thella.