Kryetarja e Kuvendit: "Reformat ekonomike që kanë transformuar Shqipërinë, janë realitet dhe jo fjalë, janë fakte dhe faktet, janë e vërteta".Kryetarja e Kuvendit vijon takimet "NATO, ne ia dolëm" në komunat Kallmet, Dajç dhe Fushë Kuqe të Lezhës.
Komuna e Kallmetit, Fushë-Kuqes dhe Dajçit, ishin sot ndalesa e takimeve NATO, ne ja dolëm, që Kryetarja e Kuvendit po ndërrmer në rrethin e Lezhës.
Takimin e parë Kryetarja e Kuvendit e zhvilloi me qindra banorë të komunës Dajç, ku ata i shprehën Kryetares së Kuvendit vlerësimin për investimet publike që kanë ndryshuar jetën e tyre.
Duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të momenteve historike dhe solemne, që Shqipëria po përjeton me anëtarësimin në NATO, Kryetarja e Kuvendit tha se NATO ishtë ëndrra e çdo shqiptari, e çdo burri, gruaje, e qindra dhe mijëra njerëzve që u internuan, u persekutuan dhe u pushkatuan nga diktatura komuniste. Ishte ëndrra për liri e studentevë në protestat e viteve 90.
Kryetarja e Kuvendit tha se mazhoranca e djathtë në një kohë rekord shndërroi Shqipërinë nga një vend me histori të dhimbshme e sakrificash, në një vend me histori integrimi, suksesi dhe me një transformim të paimagjinueshëm.
Na thanë që nënshkrimi i MSA-së është i pamundur, por ne e arritëm pas 9 muajsh që erdhëm në pushtet. E bëmë për një kohë rekord, siç nuk e kishte bërë asnjë vend tjetër, që ishte anëtarësuar në BE.
Kujtoni kur para pak ditësh që të merrnim ftesën për në NATO, kur doli zëdhënësja e Edi Ramës dhe tha se Shqipëria nuk pranohet dhe nuk do të marrë ftesën për NATO, por pas dy ditësh Sali Berisha u ul përkrah Xhorxh Bushit dhe politikanëve të tjerë botërorë, për të marrë ftesën në NATO.
Ne nënshkruam Marrëveshjen e Protokollit në NATO dhe ne e dinim që afati për të mbyllur procesin e ratifikimit ishte jashtëzakonisht i ngushtë, sepse 60-vjetori koiçidonte me datën e 3-4 prillit dhe ne kishim vetëm 6-7 muaj në të cilin duhet të ratifikonim protokollin e NATO-s nga 26 vendet anëtare.
Pa mbështetjen tuaj ne nuk mund të kishim realizuar atë që kemi bërë sot një realitet. Unë ju kërkoj mbështetjen për garat e tjera që ne kemi në të ardhmen
Kryetarja e Kuvendit vuri theksin në arritjet 4-vjeçare të qeverisjes demokratike, vendosjen e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, realizimit të investimeve të mëdha në infrastrukturë, dyfishimin e buxhetit të shtëtit, dyfishimin e pagave dhe pensioneve, ndërtimin e shkollave etj.
Duke shprehur kënaqësinë dhe vlerësimin e saj për investimet që kanë ndryshuar ndjeshëm jetën e banorëve të këtyre komunave Kryetarja e Kuvendit tha:
Unë jam shumë e nderuar që në çdo takim kryetarët e komunave dhe vetë banorët më flasin për investimet e shumëfishuara, që janë ndërtuar shkolla të reja, laboratorë të kompjuterave dhe rrugë te reja.
Këto janë premtime që ne i mbajtëm, E gjithë Shqipëria po ndërtohet, po ndryshon.Këto janë investime që ne i kemi bërë në çdo cep të Shqipërisë në çdo komunë nga jugu në veri.
Kryetarja e Kuvendit u tha banorëve se reformat ekonomike që kanë transformuar Shqipërinë, janë realitet dhe jo fjalë, janë fakte dhe faktet janë e vërteta
Vetëm kjo maxhorancë bëri të mundur që vendin tonë nga një vend me histori diktaturash, dhimbjesh të mëdha e sakrificash sublime e vendosi në anën e drejtë të historisë, e vendosi në krah të perëndimit, e bëri anëtar me të drejta të plota në NATO.
Kur ëndra vjen në unision me momentin, me të cilën kthehet realitet, kjo është mrekullia e gjithë shqiptarëve.
Kur ne erdhëm në pushtet në vitin 2005 në qytetet kryesore nuk egzistonte sistemi i kanalizimeve dhe nuk flitej që të investoheshin para në ujësjellësa, për laboratorë kompjuterike. Nuk bëhej fjalë që të kishte një numër kaq të madh ndërtimesh dhe rikonstruksionesh të shkollave apo urave, pa folur që nuk donte të mendonte njeri për këto projekte të mëdha kam parasysh projektin e jugut, veriut, të gjitha qytetet me hyrje të reja. Nuk ka më sot qytet që të mos ketë energji elektrike dhe kujtoni që, ju thamë se po të vijmë në pushtet ju nuk do tju mungojë energjia elektrike, por na thanë që këta genjejnë. Kur ne ju thamë shqiptarëve se do ti rrisim pensionet në fshat dhe në qytet, përsëri thanë këta genjejnë se duan 50 vjet për të bërë të mundur ketë. Kur ju thamë shqiptarëve se do të dyfishojmë rrogat e mësuesve na thanë përsëri gënjejnë, na thanë se është e pamundur të rrisim të ardhurat duke ulur taksat, por kjo sot është një fakt. Na thanë se është e pamundur që duke vendosur një taksë prej 10 për qind të dyfishosh buxhetin. Sot kjo është një fakt, është një realitet.
Na thanë se projekti i rrugës Durrës-Kukës është një çmenduri, por është fakt që në muajin qershor të gjithë ne do të kalojmë nga ky projekt i madh.
Duke iu referuar luftës kundër korrupsionit, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se kjo betejë ishte e vështirë dhe e ashpër, pasi siç cilësoi Kryetarja e Kuvendit, në vend ishte vendosur një sistem i fortë informaliteti dhe rryshfetesh nëpër zyrat e administratën e shtetit.
"Korrupsioni nuk luftohet me fjalë siç bën kryetari I Partisë socialiste. Ky fenomen luftohet me vendosmëri dhe ne kemi pasur suksese të matshme, kur ju vetë shihni sesa para kemi futur në buxhetin e shtetit dhe sesa kemi investuar në sektorët publikë, shëndetësi, arsim, infrastrukturë, energji.
Qeveria dhe maxhoranca e djathatë pati kurajon dhe seriozitetin për ta fituar atë.
Nuk ka gjë më të vështirë sesa të jesh i vendosur në këtë luftë, pa kompromis, sesa të shohësh që falë saj, në Parlamentin e Shqipërisë në çdo vit të vijë një buxhet shtesë.
150 milion euro , 200 milion euro, vetëm nga lufta kundërr korupsionit dhe krimit të organizuar. Në sajë të luftës kundër informalitetit ne çdo vit kemi rritur me 23 % të ardhurat e shtetit
Nuk ka qenë e thjeshtë që të ulësh taksat jo vetëm gjysëm për gjysëm, por ti çosh ato, deri në 10 %. Gjatë këtij mandati në bëmë atë që ishte e paigjinueshme të bëhej gjatë tetë viteve të pushtetit të të majtëve. Ne arritëm që nvestimet e huaja të kapnin shifrën e mbi 3 miliardë eurosh.
Nuk ka qenë e thjeshtë pasi kur ne erdhëm në pushtet këtë vend e gjetëm një kënetë ku nuk dinim të vendosnim shinat dhe sot e kemi vendosur Shqipërinë ne shinat e integrimit. Sot Shqipëria po vrapon
Duke vazhduar në analizën e zhvillimeve dhe reformave ekonomike, Kryetarja e Kuvendit trajtoi dhe çështjen e krizës globale:
Ne kemi qenë seriozë në zbatimin e doktrinës ekonomike, e cila ka bërë të mundur që sot Shqipëria të mos preket nga kjo krizë.
Sot liderët e djathtë flasin pikërisht për këtë doktrinë që maxhoranca e drejtuar nga Sali Berisha, me dyfishim rrogash, rritje pensionesh, ndërtim urash dhe shkollash, laboratorësh, marrja e ftesës në NATO dhe zgjedhjen me infrastrukturën më moderne. Më thoni cilido vend i zhvilluar I botës, ka mundur të dyfishojë buxhetin në një periudhë kaq të shkurtër si Shqipëria".
Më tej Kryetarja e Kuvendit, duke kërkuar besimin dhe mbështetjen e banorëve për të vijuar me ndryshimin, tha:
"Partia Demokratike jep garancinë më të madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këto 20 vjet Partia Demokratike është zemra e demokracisë, ajo ka bërë historinë e ndryshimit të madh, rrëzoi komunizmin, realizoi të pluralizmit të votës së lirë.
Vetëm kjo mazhorancë e drejtuar nga një njeri që ka sensin e përgjegjësisë së kombit, një njeri që i do njerëzit, që do vendin e tij, mund të fitojë garat e tjera të ndryshimeve të mëdha.
Është forca që të jep garancinë më të madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk mund të hedhi baltë dhe nuk mund të bëjë pis as anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe as në zgjedhjet e ardhshme të lira dhe të ndershme që ne i kemi garantuar nëpërmjet një infrastrukturë që po ecën çdo ditë e më mirë"