E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit merr përgëzimet e delegacionit parlamentar çek: Pas NATO-s, rrugë të shpejtë drejt BE-së

    Pas anëtarësimit në NATO, urojmë që rruga e Shqipërisë drejt BE-së të jetë sa më e shkurtër, u shpreh Kryetari i Komisionit të ligjeve në Parlamentit çek, Marek Benda duke përgëzuar Kryetaren e Kuvendit dhe të gjithë shqiptarët për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.   Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, zoti Benda e cilësoi si një koecidencë shumë të bukur këtë vizitë në Tiranë në këtë moment historik, që u ka sjellë në memorie momente nostalgjike të anëtarësimit të Çekisë në NATO.
 
NATO, tha ai nuk është thjesht një organizatë por është një bashkim shtetesh që jetonë në paqe e liri e që garantojnë të drejtat dhe liritë e gjithsecilit. Ndaj dhe anëtarësimi i Shqipërisë është një ngjarje e jashtëzakonshme.   Zoti Benda, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE-së, konfirmoi se Çekia është shumë e interesuar që Shqipëria dhe vendet e Bllokut të Lindjes të përafrohen me BE-në dhe ne do të mbështesim politikën e zgjerimit me të gjitha mundësitë.   Anëtarësimi në NATO, tha Kryetarja e Kuvendit, është i rëndësishëm për çdo vend, por anëtarësimi i Shqipërisë ishte i një rëndësie historike, pasi pas 17 vitesh ndarje nga regjimi izolues totalitar ne arritëm tI bashkoheshim familjes që i përkisnim, mes kombeve të lira.   Për Kryetaren e Kuvendit tashmë në politikën e jashtmë prioritare është liberalizimi i vizave, sepse shqiptarët meritojnë të lëvizin të lirë. Energjia dhe optimizmi i qytetarëve shqiptarë, vokacioni i tyre perëndimor kanë shërbyer si motor për ecjen tonë përpara, theksoi ajo   Duke theksuar ndjesinë dhe afrimitetin e Çekisë me Shqipërinë si dy vende të ish  bllokut komunist, zoti Benda tha se vendi i tij është për hapjen e portave të Europës që qytetarët, të rinjtë , djemtë e vajzat të lëvizin të lirë, të mendojnë të lirë.   Duke biseduar për bashkëpunimin ekonomik Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që një kopani çeke ka privatizuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë në shqipëri dhe uroi që kësaj kompanie tI bashkangjiten të tjera nga vendi mik çek.   Më tej biseda u ndal në rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe shkëmbimin e përvojës në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.
                                                 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›