Kryeministri Berisha inauguron shkollen e re ne Kruje
Kryeministri Berisha inauguroi sot shkollen e re 9-vjecare ne Kruje investim me vlere rreth 59 milion leke.
Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine qe vetem nje dite me pas ndante me qytetaret e Krujes vendimin historik te Parlamentit Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Zgjodha Krujen sepse ne kete qytet ne zemren dhe shpirtin e tij drita vokacioni europian i kombit mbeti gjithnje e perjete i gjalle. Zgjodha Krujen sepse ne rruget rrugicat ne keshtjellen e ketij qyteti ne takohemi cdo sekonde cdo minute cdo ore e cdo dite me Europen.
Me gjere ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha u shpreh
Sot kam kenaqesine e madhe se ndaj me ju gezime te medha per femijet tuaj per ju dhe per mbare shqiptaret.
Nje dite pas vendimit me historik qe Europa ka marre ndonjehere ne historine e saj per shqiptaret nje dite pas votebesimit te Parlamentit Europian mbeshtetjes me 538 vota te propozimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per shqiptaret une zgjodha Krujen zgjodha shkollen e qytetit tuaj per tju pershendetur ju dhe mbare shqiptaret. Zgjodha Krujen sepse ne kete qytet ne zemren dhe shpirtin e tij drita vokacioni europian i kombit mbeti gjithnje e perjete i gjalle. Zgjodha Krujen sepse ne rruget rrugicat ne keshtjellen e ketij qyteti ne takohemi cdo sekonde cdo minute cdo ore e cdo dite me Europen. Kruja kryeqyteti historik i shqiptareve lufterat e perpjekjet e Skenderbeut perfaqesojne e simbolizojne suksesin me te madh te shqiptareve ne lufterat e tyre per liri e dinjitet simbolizojne e perfaqesojne identitetin europian shekullor te kombit shqiptar.
Vellezer e motra
Dje ligjvenesit e Europes vendosen qe ju se shpejti te levizni te lire ne mbare Europen. Per ne shqiptaret te cilet vetem 20 vite me pare ishim te rrethuar me tela me gjemba ne te kater anet e kufijve tane ishim te zhytur ne izolimin me te thelle nga diktatura me barbare qe Shqiperia ka njohur ndonjehere per ne te cilet si asnje komb tjeter renien e perdes se hekurt e shenuam me eksode masive biblike vetem e vetem per kafshaten e gojes votimi i djeshem perben arritjen me te madhe ne historine tone kombetare qe nga kohet e Skenderbeut gjer me sot per tu bashkuar me Europen.
Votebesimi i djeshem eshte votebesim per lirite dinjitetin dhe te ardhmen e shkelqyer te femijeve tuaj te cilet kane fatin e madh fatin e bardhe te levizin te lire ne mbare Europen te rriten ne nje vend te sigurt anetar i Aleances se lirise me te fuqishme te koherave.
Vendimi i djeshem eshte nderimi me i madh per lumenjte e djerses e te sakrificave qe u derdh keto 20 vite per te ndertuar Shqiperine tjeter Shqiperine e NATO-s Shqiperine europiane Shqiperine pa viza.
Votimi i djeshem eshte vleresimi me i madh i te gjitha reformave te qeverise shqiptare me te cilat ajo e beri Shqiperine nje nga vendet me te sigurta ne rajon me te cilat ajo shtypi me zero tolerance krimin dhe korrupsionin me te cilat ajo zhvilloi zgjedhjet e lira te ndershme e te mira ne historine e vendit me te cilat ajo anetaresoi Shqiperine ne Aleancen e Atlantikut te Veriut me te cilat pajisi qytetaret shqiptare me pasaportat biometrike dhe leternjoftimet me moderne te Europes vendosi sistemet me moderne te kontrollit ne kufi me te cilat beri qe ekonomia shqiptare vitin qe kaloi ne kulmin e krizes te jete nje nga dy ekonomite me rritje me te cilat beri qe Shqiperia te dyfishoje rrogat e pensionet te ringreje nje infrastrukture te tere.
Une zgjodha shkollen sepse asgje nuk bashkon vokacionin tone perendimor me Europen me shume se shkolla se edukimi. Duke vizituar klasat e saj ne kabinetin e informatikes dy nxenes ne lundrimin e tyre ne internete kishin shfaqur Naim Frasherin i cili do tu thoshte shqiptareve se dielli juaj lind nga perendimi ndersa tjetri Sami Frasherin qe do te parashikonte Shqiperine zonje shqiptaret dhe shqiptaret zonja dhe zoterinj ne Europe. Kjo enderr dhe ky parashikim profetik po behet cdo dite e me shume realitet.
Vellezer e motra
Kete perpjekje te ndershme tuajen e te qeverise shqiptare per liri dinjitet levizje te lire per siguri e zhvillim ekonomik perpiqen ta zhurmojne nxijne dhe erresojne cdo dite bijte e eterve dhe kete vetem e vetem per karrigen e tyre. Une ketu ne emrin tuaj uroj cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet e tij politike per voten e djeshme historike garantoj cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet te tij politike se axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do te jete vizat dhe heqja e tyre axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do mbeten rruget e reja shkollat ujesjellesit infrastruktura e re axhenda e kesaj qeveria ka qene e do te mbeten rrogat dhe pensionet punesimi juaj. Une kam bindjen me te thelle se me asgje dhe askurrkush nuk do te mund te erresoje kete axhende kete perpjekje qe eshte interesi me jetik i juaji interesi me jetik i femijeve tuaj interesi me jetik i vendit tone.
Vellezer r motra
Krere te opozites deklarojne ne takime publike se Shqiperia eshte bere nje vend ku nuk jetohet dot se Shqiperia duhet braktisur ne nje kohe kur bota vlereson se Shqiperia renditet sot e 57-ta si vendi me i mire ku mund te jetohet. Keta zoterinj dhe shoke cdo dite flasim per krize ekonomike packa se ne nje hark kohor 9 mujor vetem ne rrethin e Tiranes dhe Krujes jane investuar mbi 400 milion ero dhe jane krijuar mijera e mijera vende pune te reja. Keta zoterinj deklarojne se Shqiperia eshte per tu percmuar dhe nuk mund te jetohet ne nje kohe kur Europa hap dyert e saj zgjeron lirite e shqiptareve voton per dinjitetin e tyre u shpreh qytetareve shqiptare besimin dhe vleresimin e saj me te madh ne histori. Keta zoterinj flasin nga mengjesi gjer ne darke per korrupsion shpifin dhe trillojne dhe mendojne se me shpifje e trillime do te mund te maskojne dhe mbulojne gjobat prej 100 milion euro qe u vendosin kompanive te ndertimit ne Tirane. Keta zoterinj derdhin lot krokodili per kasat ne nje kohe kur vendosin taksimetrat me cmime te barabarta me kasat. Keta zoterinj perpiqen te nxijne cdo gje ne menyre qe te mund te mashtrojne qytetaret per te ardhur ne pushtet. Le tu themi nga kjo platforme se kane ikur koherat e eterve tuaj kane ikur koherat kur ju mashtronit qytetaret e shtypur. Shqiptaret e lire i frymezon liria. Shqiptaret e lire jane te vendosur te ecin te sigurt me qeverine e integrimit te ecin te vendosur drejt horizonteve te reja ne ndertimin e Shqiperise europiane. Rrofte Kruja Rrofte Shqiperia
08/10/2010