E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Parlamenti Europian merr neser vendim historik per shqiptaret

Ne rrafshin njerezor kjo eshte arritja me e madhe per familjet shqiptare dhe per shqiptaret. Ne rrafshin individual kjo eshte ridimensionimi me i madh ne histori i levizjes se qytetareve shqiptare.

Eumlshte ne detyrimin tone para cdo qytetari shqiptar qe per te realizuar heqjen e vizave jemi te gatshem te marrim cdo vendim te bejme cdo investim te vendosim dhe konsolidojme cdo praktike te domosdoshme.

Kryeministri Berisha tha sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave se Parlamenti Europian pritet te votoje neser per heqjen e vizave me Shqiperine duke e konsideruar kete nje moment historik per shqiptaret.

Vota e neserme - u shpreh Kryeministri - eshte gjithashtu nje pergjegjesi e madhe per ne ne menyre qe te gjitha agjencite tona te mbeten totalisht te angazhuara qe udherrefyesi dhe kerkesat e tij per heqjen e vizave te jene nje program i vazhdueshem pune.

Kryeministri Berisha kerkoi intensifikimin e fushates sensiblizuese per njohjen me te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga procesi i heqjes se vizave. Krahas transmetimit te spotit publicitar edhe ne mediat lokale te vendit Kryeministri kerkoi qe ministria e Arsimit dhe ajo e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve te nisin shperndarjen tek te rinjte e nje fletepalosjeje ku shpjegohen te drejtat dhe detyrimet nga procesi i heqjes se vizave.

Me gjere ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh

Kryefjala e kesaj mbledhjeje si gjithnje eshte problemi me kryesor me i shumepritur dhe me mirepritur nga shqiptaret heqja e vizave. Neser me nje vote historike per Shqiperine dhe shqiptaret Parlamenti Europian do te votoje per heqjen e vizave. Per cdo komb kjo perben nje arritje madhore historike per shqiptaret te cilet qene te vetmit qe pas renies se perdes se hekurt vershuan ne eksode biblike duke bere keshtu qe rreth 25 perqind e kombit te kerkoje te ndertoje jeten nepermjet punes ne emigracion kjo perben nje arritje te jashtezakonshme pasi i jep mundesi te madhe qetesimit te brengave familjare viziten per cdo rast e hall. Faktikisht ne rrafshin njerezor kjo eshte arritja me e madhe per familjet shqiptare dhe per shqiptaret. Por ne rrafshin individual kjo eshte ridimensionimi me i madh ne histori i levizjes se qytetareve shqiptare eshte dinjitet eshte potencial i madh ne te gjitha aspektet.

Vota e neserme eshte gjithashtu nje pergjegjesi e madhe per ne ne menyre qe te gjitha agjencite tona te mbeten totalisht te angazhuara qe udherrefyesi dhe kerkesat e tij per heqjen e vizave te jene nje program i vazhdueshem pune. Sic e theksova ne mbledhjen e grupit parlamentar e theksoj edhe sot ketu se qeveria franceze nuk kundershton absolutisht procesin por kerkon me shume te drejte garanci dhe garancia qe kerkon qeveria franceze dhe qeverite partnere eshte qe qeveria dhe autoritetet shqiptare udherrefyesin e kane nje program te vazhdueshem pune. Ne kete drejtim te gjitha kerkesat sipas ministrive dhe agjencive duhet te jene ne shqyrtim dinamik te vazhdueshem rrisqet dhe analiza e tyre masat e percaktuara per to si dhe lufta kunder kriminalitetit lufta kunder korrupsionit duhet te njohin dimensione te reja. Eumlshte ne detyrimin tone para cdo qytetari shqiptar qe per te realizuar heqjen e vizave jemi te gatshem te marrim cdo vendim te bejme cdo investim te vendosim dhe konsolidojme cdo praktike te domosdoshme.

Une jam ne dijeni se po behet nje fushate intensive per sensibilizimin dhe njohjen e qytetareve shqiptare me domethenien e ketij procesi. Mendoj se ajo duhet intensifikuar. Zoti minister i Arsimit eshte e domosdoshme qe fletepalosja qe shpjegon te gjitha detyrimet e te drejtat qe rrjedhin nga ky proces te jete ne doren e cdo nxenesi dhe e cdo studenti dhe keta nuk jane pak dhe nepermjet tyre edhe te familjeve te tyre. Zoti minister i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve eshte e domosdoshme qe ne cdo rast te shfrytezohet mundesia per tu dorezuar fletepalosjen te rinjve shqiptare kudo qe jane. Krahas spoteve televizive qe po behen ne te gjitha mediat lokale te shfrytezohen te gjitha grumbullimet si ne stadiume ku shkojne me se shumti te rinjte apo aktivitete te tjera rinore ne menyre qe tu dorezohet fletepalosja me te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky proces historik. Ne kemi bere nje pune shume te mire sensibilizuese deri tani por ne duhet ta intensifikojme ate gjate javeve qe vijne sepse procesi i shumepritur po afron.

Shqiptaret presin prej te mos them shekujsh te levizin te lire. Neser voton Parlamenti Eruopian ne nentor shpresoj te merret vendimi perfundimtar nga Keshilli i Ministrave dhe te realizohet keshtu endrra e nje kombi me levizjen me te ndaluar se cdo komb tjeter ne historine e tij.


06/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›