E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Pollo inspekton rrugen e Kutallise

Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit z. Genc Pollo ka inspektuar nga afer punimet qe po kryen per rrugen qe lidh qendren e komunes Kutalli me fshatrat e tjere te kesaj komune me vlere 22 milione leke te reja.

Ministri Pollo njeherazi deputet i Qarkut te Beratit premtoi gjate fushates elektorale se komuna Kutalli do te lidhej me rruge me te gjithe fshatrat e saj dhe ja - tha ministri Pollo gjate fjales se tij - sot jemi ketu per te bere realitet ate se cka premtuam ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit.

Z. Pollo vazhdoi me tej se investimet e Qeverise shqiptare per rruget rurale do te vazhdojne edhe ne te ardhmen sepse ky eshte nje premtim i kesaj Qeverie.

Ne fund te fjales se tij ministri Pollo tha se Qeveria shqiptare edhe pse ka investuar shume per keto fshatra investime te tjera do te kete ne te ardhmen qe do te bejne te mundur lidhjen me unaze te komunes Kutalli dhe Uren e Kucit dhe qendren e komunes me te gjithe fshatrat perreth.


04/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›