Kryeministri Berisha Eshte ne detyrimin e institucioneve te konsiderojne hapjen e cerdheve prane tyre
Nuk duhet te kete femije shqiptare qe ulet ne bankat e shkolles pa patur perfituar nga nje ose disa programe parashkollore.
Arsimi parashkollor ka nje rendesi tjeter te jashtezakonshme dhe kjo ka te beje me nenen me ndihmen qe u jepet nenave.
Ne duhet te bejme nje plan nje projekt si te promovojme sa me shume gra ne biznese.
Kryeministri Berisha ngriti sot ne mbledhjen e qeverise ceshtjen e shtrirjes se arsimit parashkollor duke synuar qe 96-98 perqind e femijeve shqiptare te ndjekin institucionet e arsimit parashkollor.
Kryeministri theksoi se zhvillimi dhe shtrirja e gjere e arsimit parashkollor kopshtet dhe cerdhet ka rendesi te jashtezakonshme se pari per femijet ne menyre qe ata te mos ulen ne bankat e shkolles pa perfituar me pare nga nje ose disa programe parashkollore dhe se dyti per nenat te cilat te mos detyrohen te nderpresin projektet dhe karrieren e tyre per shkak te femijeve.
Kryeministri tha se eshte ne detyrimin e institucioneve te konsiderojne hapjen e cerdheve prane tyre.
Ne duhet te bejme cdo gje per modernizimin me te mire te ketyre institucioneve ti pajisim me mjetet me moderne. Le ta fillojme aty edukimin e femijeve. Por nga ana tjeter te jemi edhe ftues atraktive cilesor ne menyre qe asnje nene te mos hezitoje por te kete kenaqesi qe femija i saj te kaloje disa ore ne kopsht apo cerdhe u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha vuri gjithashtu ne dukje se numri i grave eshte me i madh se ai i burrave ne administrate por paga mesatare e grave eshte 35 perqind me e ulet se ajo e burrave. Duke e konsideruar nje problem madhor qe krijohet kryesisht per shkak te biznesit Kryeministri kerkoi berjen e nje projekti per perfshirjen e grave ne biznes.
Duke trajtuar me gjere kete ceshtje Kryeministri u shpreh
Nje ceshtje shume e rendesishme qe une doja te sillja ne vemendjen tuaj lidhet me arsimin parashkollor. Kete vit per femijet ose grupmoshat nga klasa e pare e siper ne kemi arritur dy nivele nder me te lartet ne Europe kemi arritur qe 70 perqind e maturanteve te ulen ne bankat e universiteteve dhe mbi 91 perqind e nxenesve qe moren klasen e 9-te te hyjne ne shkollat e mesme por me shpejtesi te madhe duhet te arrijme te shtrijme ne perqindjen me te larte te mundshme arsimin parashkollor kopshtet dhe cerdhet por ne radhe te pare kopshtet. Nuk duhet te kete femije shqiptare qe ulet ne bankat e shkolles pa patur perfituar nga nje ose disa programe parashkollore.
Ceshtja e arsimit parashkollor eshte nje ceshtje jashtezakonisht e rendesishme. Leon Tolstoi thote diku se mosha ne te cilen ka mesuar me shume gjate jetes eshte mosha 3 deri ne 5 vjec dhe kjo eshte e vertete. Ndaj ne duhet te bejme cdo gje qe kjo moshe te kete programet me te mira te mundshme per tu pasuruar me dije.
Por arsimi parashkollor ka nje rendesi tjeter te jashtezakonshme dhe kjo ka te beje me nenen me ndihmen qe u jepet nenave. Ne rrafshin njerezor nuk ka humbje me te madhe per vendin sesa nenat te detyrohen te nderpresin karrieren per shkak te femijeve. Ne plan te pare te duket se po rritet femija dhe kjo eshte gjithcka. Por nuk ka arsyetim me te gabuar sesa ky. Gjithcka eshte qe femija te rritet edukohet dhe nena te vazhdoje karrieren. Gjithcka eshte qe ajo qe diplomohet te mos detyrohet te nderprese projektet idete e saj dhe karrieren e saj sepse nuk ka ku te dergoje femijen ne kopsht. Gjithcka eshte qe ajo kudo qe ndodhet te mund te vazhdoje kontributin e saj si partnere e denje dhe e barabarte ne familje si bashkekryefamiljare dhe ne kete kontekst ne duhet ti kushtojme arsimit parashkollor nje rendesi shume me te vecante. Ne duhet ti shtrijme ne te kater anet e vendit dhe te bejme cdo gje qe mundesisht 96-98 perqind e femijeve shqiptare edhe ata qe kane vertet kushte qe te mund te qendrojne ne shtepi te shkojne ne institucionet e arsimit parashkollor. Ne duhet te bejme cdo gje per modernizimin me te mire te ketyre institucioneve ti pajisim me mjetet me moderne. Le ta fillojme aty edukimin e femijeve. Por nga ana tjeter te jemi edhe ftues atraktive cilesor ne menyre qe asnje nene te mos hezitoje por te kete kenaqesi qe femija i saj te kaloje disa ore ne kopsht apo cerdhe. E kam ngritur edhe me pare dhe e ngre perseri eshte ne detyrimin e institucioneve te konsiderojne hapjen e cerdheve prane tyre. Kjo eshte gjeja me normale. Kjo administrate dominohet nga zonja dhe zonjusha dhe eshte nje fat i madh jane dhjetera e mijera nena qe ndjekin karrieren kjo absolutisht me nje dobi te jashtezakonshme per vendin por nuk mundet qe femija te behet ne asnje rrethane pengese. Ndaj ta studioni dhe aty ku eshte e nevojshme te mos hezitoni aspak te ngrini cerdhe ne menyre qe te kujdesen edhe per femijet ti kene me afer edhe detyrimet ti permbushin.
Ne kemi padiskutim arritje serioze ne drejtim te shkollimit. Ne universitetet tona ka me shume vajza sesa djem dhe kjo eshte pozitive por serish ne teresi paga totale mesatare per grate e vajzat ne Shqiperi eshte 35 perqind me e ulet se e burrave dhe ky eshte nje problem madhor. Kjo nuk krijohet per shkak te administrates ose ka nje ndikim minor. Fatkeqesisht kjo krijohet per shkak te biznesit. Ndaj ne duhet te bejme nje plan nje projekt si te promovojme sa me shume gra ne biznese.
Renden e dites do ta merrni ne faqen web te Keshillit te Ministrave. Natyrisht qeveria vazhdon axhenden e saj me intensitet te madh. Krahas axhendes se zhurmes mediatike per te cilen ju keni vetem lavderim dhe merita se nuk jeni ju gjeneratoret e saj ekziston edhe axhenda e qeverise qe eshte axhende reformash e heqjes se vizave axhende e projekteve te medha e cila nuk mund te cenohet nga asgje tjeter.
06/10/2010