E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentë dhe maturantë! Ja këshillat për rezultate të mira në provime

provim1—-Nga Delinda Muçollari—-

Tiranë- Sezoni i provimeve po afron. Bashkë me të ankthi, frika e nervozizmi shoqërojnë një pjesë të madhe të studentëve dhe maturantëve që në këtë qershor testojnë njohuritë e tyre. Po çfarë rekomandojnë psikologët bashkëkohorë në këtë situatë? Si ta shmangim ankthin dhe stresin? Si të marrim rezultatet e dëshiruara pas provimit? Psikologia Orsjola Qëndro këshillon të gjithë studentët dhe maturantët. Ja si të silleni gjatë gjithë sezonit, para provimit dhe gjatë tij:

GJATË SEZONIT TË PROVIMEVE

-Vendosni një regjim permanent të studimit, ushqimit dhe të gjumit përgjatë gjithë sezonit dhe zbatojeni atë.
-Mbani shënime me shkrim dore dhe jo shënime në celular apo në kompjuterin tuaj.
-Ndërsa studioni fokusohuni jo vetëm tëk teksti por edhe tek imazhet. Përdorni kujtesën fotografike sepse është tepër efikase.
-Bëni shkëputje të herëpashershme nga studimi,dilni për shëtitje, shkoni në kinema etj, nqs keni më shumë se 3-4 ditë kohë për t’u përgatitur.

psikologe-orsiola-Mos bini pre e vetkënaqjes, ul nivelin e përgatitjes.
-Mos ndërtoni vlerësim të ulët për veten.Ju mund tja dilni mbanë.
-Përsërisni leksionet. Ndihmon për të sistemuar informacionin e marrë më herët.
-Mos i varni shpresat tek opsioni i “Vjeshtës”, mbyllini provimet në kohën e duhur.

PARA PROVIMIT

-Shmangni pijet energjike ditën e provimit, shkaktojnë dehidratim të trupit.
-Mos e teproni me kafeinën. Teprica e saj rrit mundësinë e dridhjeve të duarve, djersitjes, rrahjeve të shpeshta të zemrës, mbajtje të frymës dhe luhatjeve të tensionit.
-Shmangni ushqimet Fast Food, përmbjnë toksina të cilat ndikojnë në një aktivitet më të ngadaltë të trurit.
-Konsumoni ujë dhe lëngje frutash, hidratojnë dhe ulin nivelin e stresit.
-Shkoni në sallën e provimit në kohën e duhur, jo më teëpr se një orë dhe jo më pak se 15 minuta para fillimit të provimit.
-Mos filloni të lexoni me nxitim në momentin e fundit, probabiliteti për t’i mbajtur mend është i vogël.

GJATË PROVIMIT

-Lexoni me qetësi pyetjet e provimin dhe reflektoni mbi përgjigjet që dini.
-Përqëndrohuni fillimisht tek kërkesat që mund t’i plotësoni dhe pyetjet për të cilat keni përgjigje.
-Nëse një moment ndiheni të lodhur apo bllokoheni, bëni një pushim të shkurtër.Lëreni fletën mbi bangë, qetësoni trupin, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë.
-Vetëm në gjendjen tuaj optimale mund të shkruani atë që duhet
-Konsumoni ujë gjatë kohës së provimit.

PAS PROVIMIT

-Mos kontrolloni përgjigjet e pyetjeve në leksione pasi të dilni nga salla e provimit
-Mos i vini askujt fajin nqs nuk keni dalë ashtu sic dëshironi, gjithmonë ka mundësi përmirësimi.
-Kryeni një aktivitet clodhës me miqtë tuaj dhe dedikojini kohë vetes tuaj.

Këshillat e psikologes shkojnë edhe për pedagogët dhe prindërit. “Nuk duhet t’i imponojnë nxënësit dhe studentët për studim të tepërt në atë masë që të bëhen shkak i ankthit dhe stresit të tyre. Duhet t’i motivojnë dhe mbështesin”,-rekomandon Orsjola Qëndro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›