Muxhahedinët, Teherani paralajmëron Tiranën: Rrezik për sigurinë kombëtare
TIRANE-Pas strehimit që i ofroi Shqipëria ndaj 14 muxhahedinëve dhe mbërritja e tyre në kontinentin evropian, reagon Teherani. Zyrtarisht paralajmërohet se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihet ndryshe me emrin Muxhahedinët e popullit iranian do të kërcënojë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Sipas agjencisë së lajmeve iraniane “Fars News” Anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian Baqer Hosseini Seyed paralajmëroi Tiranën për prezencë të anëtarëve MKO.
“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshëm edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit”, paralajmëroi Hosseini.
Organizata Mojahedin-e-Khalq konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran. Janë afër tre mijë anëtarë të saj që prej vitesh ndodhen të strehuar në Irak.
Më 16 maj mbërritën në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, nga 210 që ka pranuar të strehojë qeveria shqiptare.
Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë strehim për 210 muxhahedinë dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria” në Irak.
Deklarata u bë më 16 Mars të këtij viti nga kryeministri Berisha në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler.
Menjëherë pas lajmit ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit që ka shprehur mirënjohjen për gjestin bujar e njerëzor për të pranuar 210 banorë të kampit Hyrriya.
“Shqipëria ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Irak”,- thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Organizata e Muxhahedineve të Popullit Iranian ka deklaruar më herët se, se jeta e mbi 3000 muxhahedinëve në kampin Ashraf në Irak ka qënë në rrezik dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë prej andej. Kështu një nga vendet që ka pranuar të strehojë disa prej tyre është bërë edhe Shqipëria.
MUXHAHEDINET
Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian, sic njihen dhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Per shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi Europian. Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi ti heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueste kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmedin Nexhat.
(d.b/BalkanWeb)
Që prej vitit 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kampin Ashraf, nën mbikqyrjen e forcave amerikane. Afër 400 prej tyre u transferuan vitin e kaluar në një ish bazë amerikane “Liria”, pranë Bagdadit, ku ata vetë janë ankuar për kushte tepër të rënda të jetesës, ndërsa organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit.