E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Fier: Ne e lexojmë në sy të shqiptarëve reflektimin e Shqipërisë që po ndryshon. Ne i fituam sfidat.

  Gratë janë lidere të lindura. Secila prej nesh ka një rol për të luajtur dhe të marrim përgjegjësitë që kemi në ndërtimin e së ardhmes sonë dhe të familjeve tona. Unë kam besim se të gjitha bashkë ne do të vazhdojmë të transformojmë Shqipërinë.    Me këto fjalë iu drejtua Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli grave të Fierit, qytet në    të cilin zgjodhi të nisë për këtë vit turin Gratë për grate, ku ndër të tjera tha:
Unë dua tju falenderoj për ftesën që më keni bërë për të qenë sot në Fier bashkë me ju.   Unë ndihem mirë në këto takime. Ndihem mirë kur për rreth shoh gra, nëna që janë shtylla e familjes së tyre, nëna që janë krenare për fëmijët e tyre, gra  që përpiqen me kurajo me vështirësitë e jetës, zonja që kanë punuar me vullnet në profesionet e tyre, të reja me ëndrra në karrierën e tyre.
Gjithmonë kam pyetur veten se pse gratë kanë nevojë për mbështetje, në një kohë kur gratë janë lidere të lindura. Edhe në kohërat e sotme, kur gratë po shkëlqejnë në profesionet e  tyre, bizneset e tyre, gratë meritojnë më shumë vemendje.   Ne duhet tu kujtojmë të gjithë atyre që mendojnë të kundërtën se, bota është e të gjithëve, e burrave ashtu si edhe e grave.   Madje, do të guxoja të thoja se bota,  është shumë femërore dhe ajo,  që dua vërtet të theksoj është se, lidershipi i grave në familjet e tyre,  në biznes e fusha të tjera, duhet jo vetem të mbështetet fort, por mbi të gjitha të respektohet shumë.

 

Një gjë duhet të kemi parasysh:  si burrat, ashtu dhe gratë janë qenie humane dhe, si të tilla, nuk kanë diferenca mbinjerëzore.   Bota është për të gjithë, ka burra që janë të aftë të bëjnë gjëra të mëdha, po ashtu si ka gra që janë të afta të bëjnë gjëra të mrekullueshme.   Kam dhënë gjithmonë një mesazh për të gjithë burrat që merren me biznes: Punësoni më shumë gra në poste drejtuese, mos i shihni ato nga bukuria, por nga aftësia e tyre. Kjo do ti bëjë më mirë biznesit tuaj.   Besomëni!

 

  Një tjetër mesazh kam dhënë për gratë: Ju keni aftësinë të bëni gjëra të mëdha ,të merrni vendime të mëdha, shpesh herë më të rëndësishme sesa burrat, por ju duhet, së pari, të bindni veten se mundeni.
Unë besoj se tashmë nuk jemi më në fazën kur na duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ne e kemi kapërcyer këtë fazë dhe tashmë çështja është a po ecim aq  shpejt sa duhet?   Sfidat e ndryshimit janë gjithmonë të vështira.

 

  E rëndësishme është të zbërthejmë këto sfida, që i dalin përpara vendit e të kuptojmë që secila prej nesh ka një rol për të luajtur dhe të marrim përgjegjësitë që kemi në ndërtimin e së ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë.   Ajo që duhet është të përpiqemi të bëjmë çdo ditë më të mirën e mundshme, të bëjmë maksimumin.   Ajo me të cilën u përballëm në këto vite ishte një sfidë e fortë, sfidë për të flakur statukuonë, sfidë kundër kleptokracisë, sfidë për ti shërbyer së mirës së përbashkët, sfidë për të bërë vendin shumë më mirë nga çe gjetëm. Ne fituam në sfidat.
Ne skemi pritur kurrë që të gjithë të binim dakord për çdo gjë. Por ne e lexojmë në sy të shumicës së shqiptarëve refleksin e Shqipërisë që po ndryshon.
Ne e dimë që reformat nuk rrinë kurrë bashkë me interesat e grupeve të vogla.   Është për këtë, që reformat e vërteta janë të vështira, por ne kishim vendosur të mbronim interesat e shumicës. Ne bashkuam principet me pragmantizmin  e këmbënguljen, idealet universale me interesat tona kombëtare.
      Dhe siç tha, kancelarja Angela Merkel Ju u shpërblyet për   reformat  e admirueshme.   Nëse ka ndonjë që ende dyshon për një realitet të tillë;   nëse ndonjë çuditet për uljen e taksave që kemi bërë dhe rritjen e të ardhurave në buxhet;   nëse dikush ende ngre pyetje për dyfishimin e rrogave te  mësuesve, për pensionet, për betejën tonë kundër grupeve kriminale, për rritjen ekonomike;     Përgjigjen e gjen te firmosja e kontratës me BE-në, në pranimin e përfitimit të sfidës së mijëvjeçarit.
Përgjigjen e gjen te Banka Botërore që vendosi Shqipërinë në 10 vendet më reformatore; në vendin dinjitoz që Shqipëria zë per liritë ekonomike sipas Wallstreet journal.   Nëse  prap  ka ndonjë që ende flet me zë te ulet për rrugët e ndërtuara, për numrin e shtuar të studentëve në shkolla; apo për rritjen e numrit të investitorëve, të eksporteve, për rritjen e numrit të turistëve, etj;
Përgjigjen e mori edhe para dy ditësh kur Shqipëria mbylli procesin e Stabilizim Asociimit, kur ne së bashku shkurtuam kohën për në BE; ashtu siç e ka marrë pak muaj më parë kur SHBA-ja, Europa e të tjerë, në Samitin e Bukureshtit i bënë vendit tonë ftesën për në NATO.   Për këtë ne falenderojmë çdo qytetar për punën e tij, ne falenderojmë çdo nënë për përkushtimin e saj, çdo grua për përgjegjesitë e saj në familje, në kultivimin e vlerave, në rritjen e edukimin e fëmijëve tanë.

 

  Ne shqiptarët, të gjithë bashkë, burra e gra, të rinj e të reja, kur besojmë te liderët, që e duan vendin, që guxojnë, që punojnë me pasion e  dashuri mund të arrijmë aty ku vetëm pak kohë më parë pak mund ta imagjinonim.   Ne, që kemi parë Shqipërinë në kohë historie të vështira, në diktaktura të egra, në orë të errëta, në sisteme kleptokracie,  ne që kemi parë shumë, sot jetojmë në një Shqiperi ku ka mbërritur ndryshimi.   Ne shqiptarët mundemi ta bëjmë këtë. Ne përmirësuam imazhin tonë, ne ratifikuam në shumë vende edhe protokollin e NATO-s.

 


Por ka shumë punë të tjera përpara.
Kjo është koha e shqiptarëve, e burrave, e grave.   Unë gjithmonë kam besuar se kohët e sfidave duhen parë si mundësi, duhen shfrytëzuar si shans për çdo burrë, apo grua. Atyre që na shohin me cinizëm, apo kërkojnë që të druhemi  u themi: Ne mundemi.   Ata që çdo arritje i vë në siklet, i falim, por u dëshmojmë edhe më shumë vendosmëri për ta përgatitur Shqipërinë për sfidat e shekullit që jetojmë.   Por për këtë,  përfshirja me e madhe e grave në proceset transformuese, në vendimarrje të rëndësishme është një vlerë e shtuar. Eshtë çështje e së drejtës.   Personalisht do të jem gjithmonë në krah të të gjitha grave që guxojnë dhe nuk dorëzohen.   Nuk do të ketë kurrë demokraci të vërtetë derisa zëri i grave të dëgjohet. Nuk do të ketë kurrë demokraci të vërtetë derisa  grave tu jepet shansi për të marrë përgjegjësitë në jetën e tyre.   Unë jam krenare për familjen time ashtu, siç besoj ju jeni krenare për familjet tuaj. Familja është rrënja nga ku burojnë impulset për të ecur përpara. Por unë jam po  ashtu krenare për vendin tonë, ashtu si secila prej zonjave.

 

  Sigurisht ne mendojmë shumë për të ardhmen, por ajo varet shumë nga gjithçka që ne bëjmë sot.   Ndaj, duhet të keni besim në vetvete, në gjithçka që bëni dhe koha do të punojë për ju e Shqiperinë.   Jeta duhet jetuar në maksimum. E di që kjo duket një frazë e thjeshtë, por vërtet nuk duhet të lejojmë asnjë ditë të shkojë dëm, asnjë ditë pa kontribuar, dikush më pak e dikush më shumë, në perspektivën tonë dhe të fëmijëve tanë.   Unë e di që shumë gra mendojnë se nuk mund të arrijnë lart. Nuk është kështu . Nëse i vini qëllime vetes, çfarëdo që ju besoni do të mund ta arrini.
Gruas Zoti i besoi të nxjerrë në jetë fëmijën. A nuk është kjo një shenjë se gruaja ka dhuntinë e jashtëzakonshme të përcjellë mesazhin e vazhdimësisë së jetës?   A nuk është kjo një shenjë përgjegjshmërie, humanizmi, force, fisnikërie?   Unë kam besim se të gjitha bashkë ne do të vazhdojmë të transformojmë Shqipërinë, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

 

Para pak ditësh në një takim me gratë e biznesit në Tiranë u thashë se Kuvendi është i hapur për ju. Po jua them edhe juve sot: Kuve

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›