E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha kalon në 185 mijë mbështetës - 15 mijë më shumë se Rama

17-12-2012 / Gazeta 55

Në facebook

Kryeministri Berisha ka falënderuar mbështetësin e tij në rrjetin social “facebook” që brenda një jave kanë kapur shifrën e mbi 185 mijë persona. Me një postim të veçantë kryeministri Berisha është shprehur se ndjehej krenar për këtë vëmendje. “Të dashur miq, sonte në Facebook jemi bere 185 mije. Unë ndjehem shumë i nderuar për vëmendjen dhe mbështetjen tuaj, por njëherësh edhe krenar që jam njëri prej të 185 mijtëve të rrjetit tonë që rritet dhe zgjerohet me miq të rinj çdo orë”, thuhen në fillim të postimit të kryeministrit Berisha.  

Më pas kreu i ekzekutivit ka theksuar se ishte mirënjohës për vendimin për të qenë miq në rrjetin social “facebook” që u hap në ditën e Rinisë. “Ndjehem thellësisht mirënjohës ndaj secilit prej jush për vendimin tuaj fisnik për te qene miq ne rrjetin e Facebook qe hapem me dt 8 dhjetor, Ditën e Rinise”, vijonte postimi.  

Në fund kreu i qeverisë Berisha apeloi që mesazhet, mendimet, opinionet dhe shqetësimet t’i ndajmë së bashku në Facebook. 

“Unë me këtë rast ju falënderoj përzemërsisht për mesazhet, mendimet, opinionet, shqetësimet që keni shprehur dhe kemi ndarë së bashku këto ditë në rrjetin tonë social. Miqësisht, Sali Berisha”, përfundon postimi i kryeministrit Berisha. 

Kuptohet vetiu, kryetari i Partisë Demokratike ka mundur rivalin socialist brenda një jave me shumicën e mbështetësve, pavarësisht se Rama e ka hapur profilin prej dy vitesh, ndërsa kryeministri Berisha prej një jave.  

Deri në orët e mbrëmjes së djeshme, Kryeministri Sali Berisha numëronte në profilin e tij mbi 186 mijë fansa, ndërsa kreu i PS-së ka mbledhur në dy vite në profilin e tij vetëm 171 mijë fansa. 

Sidoqoftë një gjë është e sigurt: që në ditën e parë të hapjes së profilit në rrjetin social kryeministri Berisha ka konfirmuar popullaritetin që gëzon tek të rinjtë për shkak të politikave që qeveria e drejtuar prej tij. Brenda një jave ndjekës të profilit të tij ka vijuar përmes pëlqimeve (like) dhe komenteve duke vërtetuar edhe një herë “dinamizmin e paoksidueshëm” siç e quajti gazeta franceze “Le Figaro”. 

Ky referendum popullor e rinor është “pro” figurës karizmatike të shefit të qeverisë dëshmon për  orientimin e drejtë të politikave të këtij mandati. S’ka sondazh më të qartë se ky, pandërmjetëm të paguar, për të parashikuar fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›