Kryeministri Berisha komenton për gazetarët: Kurrë më parë reforma kaq të shpejta
Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesimit të medias lidhur me funksionimin e koalicionit të djathtë, bëri këto komente:
Pyetje: Zoti Kryeministër, a është në krizë koalicioni qeveritar?
Kryeministri Berisha: Në fakt nuk ekziston asnjë krizë. Koalicioni po funksionon dhe mund t'u them se ritmet e reformave nuk kanë qenë kurrë më të shpejta dhe më të sigurta se sa në këtë periudhë.
Pyetje: Aleatët tuaj pretendojnë se ka vend për një menaxhim më të mirë të tryezave me ta. A do të keni një të tillë?
Kryeministri Berisha: Pretendimet janë normale dhe të mos mendojë kush se do të ketë një koalicion monist. Ai është një koalicion partish me platforma, me një lloj diversiteti, por që bashkohet në reformat themelore. Kështu që, mund t'u them se ritmet aktuale të reformave nuk kanë ekzistuar kurrë më parë dhe këto ritme po japin frytet e tyre çdo ditë.