Kryeministri Berisha komenton vendimin e opozites per te protestuar kunder qeverise
Pas ceremonisë së inagurimit në Lezhë, në përgjigje të pyetjes se nje gazetareje për të komentuar vendimin e opozitës për të protestuar kundër qeverisë, Kryeministri Berisha u shpreh ndër të tjera se Shqipëria "është vend i lirë, në të cilin qytetarët mund të bëjnë zgjedhjen e tyre për të shprehur mendimet. Një gjë është e sigurt: ne do të zbatojmë ligjin, do të ndërtojmë rrugë, do të ngremë infrastrukturën, do të rrisim rrogat, do të legalizojmë qytetarët shqiptarë, do të kompensojmë pronarët. Pra, ne do të merremi me reforma."