E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërimi i Gjermanisë: Greqia vështirë të dalë nga kriza ekonomike edhe pas 10 vitesh

24-09-2011 / Gazeta 55

Berlini shpreh rezerva për planin e masave të ndërmarra nga Athina për kapërcimin e krizës ekonomike. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe financave, llogorja e krizës greke kërkon një dekadë të rikthehet në gjendje normale. Vlerësimi se kriza në Greqi do marrë 10 vjet kohë për t’u kapërcyer, është shprehur nga ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schäuble. Ai tha se Greqia duhet të mbetet në eurozonë, duke shtuar se Gjermania e kupton ngarkesën e madhe që kanë për të mbajtur grekët. “Zona e Euros ka rrezik real të kolapsit, në rast të falimentimit të Greqisë”, sqaroi ai duke folur në Javën e biznesit, dhe shtoi se kjo do të kishte ndikim negativ në besimin ndaj rolit politik të BE-së, dhe aftësinë për të ndërmarrë veprime ndërkombëtare.
Schäuble theksoi se askush nuk duhet të nënvlerësojë ndikimin potencial të një falimentimi të Greqisë për të bankat dhe efektin e rrezikut “domino” në vendet e eurozonës. “Greqia duhet të mbetet në zonën e euros me çdo kusht”, tha ai, por theksoi se “askush nuk mund ta shpëtojë popullin grek nga reformat e domosdoshme”. Sipas ministrit gjerman “në fund të fundit, është populli që duhet të vendosë nëse do ta mbajë ose jo, peshën që ka mbi supe”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›