E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e borxheve ne disa vende te Eurozones ndikon ne ekonomite e vendeve te Europes Juglindore

Ekonomite e vendeve te Evropes Juglindore ndikohen drejtpersedrejti nga vendet e Eurozones ne kushtet e krizes se borxheve qe ka prekur disa nga keto vende. Kjo eshte edhe arsyeja perse rritja ekonomike  e ketyre vendeve pritet te jete me e ngadalshme se para fillimit te krizes globale. Kjo ishte tema qe u diskutuan ne nje konference per shtypin qe u mbajt ne mjediset e Bankes Boterore ne Washington.

Folesit ne Konfererence Filip le Hueru Nenpresident i Bankes Boterore per Evropen dhe Azine Qendrore dhe kryeekonomisti i Bankes Boterore per keto rajone Indermit Xhill thane se kriza ekonomike e vitit 2008 vazhdon te ndjehet ne pjesen me te madhe te vendeve te rajonit.

Sistemi financiar boteror po perballet me sfiden me te madhe nga kriza financiare e vitit 2008. Por ndersa ne vende me rritje te shpejte ekonomike si Kina India dhe Brazili kriza nuk ka patur ndikim ne rritjen e tyre ekonomike ne vendet e Evropes Perendimore kriza eshte reflektuar ne fusha te ndryshme ne ate financiare te borxheve deficiteve buxhetore  dhe tek papunesia e larte ne keto vende. Ndikimi i krizes se borxheve te disa vendeve perendimore si Greqia Italia Spanja Portugalia eshte ndjere tek vendet e Evropes Juglindore te cilat i kane keto vende partneret e tyre kryesore tregtare.  Keshtu ndersa rritja ekonomike ne keto vende ishte 45 per qind ne vitin 2010 kete vit ajo pritet te jete 43 dhe per vitin 2012 parashikohet nje rritje edhe me e vogel prej 38 per qindsh.

fare ndikimi do te kete kriza e borxheve e Greqise dhe Italise tek ekonomia e Shqiperise Per kete ceshtje ne biseduam pas takimit me Drejtoreshen per Shqipersine dhe Koordinatore per Evropen Juglindore Jane Armitage

Zeri i Amerikes Gjate krizes se 2008-es Shqiperia ishte nje nga pak vendet e Evropes ku ekonomia vazhdoi te rritet ndonese me ritme te uleta. Ne kushtet e rrezikut te nje krize tjeter globale a mendoni qe Shqiperia do te mund ta perballoje ate si ne vitin 2008 dhe cfare ndikimi pritet te kete kriza e Eurozones tek Shqiperia

Jane Armitage Jam e sigurte qe po do te kete ndikim. Ajo qe Shqiperia arriti te ruaje pas krizes se vitit 2008 kur trashegoi nje rritje ekonomike prej 6-7 per qind nga dekada e meparshme nuk mund te ndodhe me sepse rritja e saj ekonomike eshte ngadalesuar ndjeshem.

Shqiperia nuk u ndikua nga kriza e vitit 2008 ashtu sikurse Mali i Zi Serbia dhe Bosnja qe paten nje rritje negative. Por tani rritja ekonomike e saj eshte ulur nga 6-7 per qind ne rreth 3 per qind. Kemi vene re psh qe rezultatet e medha qe u vune re tek pakesimi i varferise gjate dekades se meparshme jane ngadalesuar.

Nuk dua te them se varferia eshte rritur se deri tani ne nuk kemi ende shifra te tilla por mund te them se nuk ka patur perparim te metejshem ne kete fushe dhe kur te marrim shifrat e reja mundet qe shifra e papunesise te jete rritur nje prirje qe e shohim ne vendet e Ballkanit Perendimore. Ngadalesimi i rritjes ekonomike shoqerohet me ngadalesim ne pakesimin e varferise dhe rritje te papunesise.

Zeri i Amerikes Sipas jush cfare ndikimi do te kete tek ekonomia e Shqiperise kriza e borxheve te Italise dhe Greqise ne kushter kur te dyja keto vende jane partneret kryesore ekonomike te Shqiperise

Jane Armitage Sic u tha edhe ne konference sa me prane vendeve perendimore te perfshira ne krizen e borxheve te jene vendet e Evropes Lindore aq me teper do te ndihet ndikimi i tyre tek rritja ekonomike e ketyre vendeve.

Pra ajo qe ne parashikojme eshte se Shqiperia do te kete rritje pozitive per vitin 2011 dhe ne vitet e ardhshme por ka mundesi qe ajo te jete me e ngadalte ngaqe ajo ka shume lidhje me keto vende si psh te ardhurat nga emigrantet.

Shume shqiptare qe jetojne ne Greqi kane sjelle te ardhurat e tyre ne Shqiperi gjate viteve te fundit duke ndihmuar ne fushen e ndertimit bizneset e vogla dhe indirekt edhe ne zbutjen e varferise. Por tani veme re qe te ardhurat nga emigrantet jane pakesuar dhe njerezit jane duke u kthyer nga Greqia.

Gjithashtu marrja e huave nga bankat perendimore mund te jete me e kushtueshme per Shqiperine. Dua te permend edhe elementin e tregtise. Shqiperia e zhvillon tregtine me vendet e Evropes Perendimore dhe ne se keto vende preken nga kriza eksportet e tyre do te pakesohen dhe natyrisht qe kjo do te ndjehet edhe tek ekonomia shqiptare.

Zeri i Amerikes Sipas jush cilat do te ishin disa nga masat parandaluese qe duhet te marre qeveria shqiptare sot per te zbutur efektet negative te nje krize te mundshme globale

Jane Armitage Kjo eshte nje pyetje shume e mire. Kur filloi kriza ne vitin 2008 ajo nuk u ndje shume ne Shqiperi por nga ana tjeter Shqiperia i rriti shpenzimet si psh rriti ndjeshem shpenzimet per sektorin publik si per ndertimin e rrugeve te reja nje dicka e mire qe nxit rritjen ekonomike dhe investimet nga jashte.

Por njekohesisht ne Shqiperi pati nje rritje te ndjeshme te deficitit buxhetor publik ne vitet 2008 2009 dhe 2010 si dhe nje nje rritje te madhe te borxhit te brendshem. Vendeve me ekonomite ne zhvillim si ajo e Shqiperise ne zakonisht u themi qe eshte mire ta mbajne nivelin e borxhti ne 40 per qind por ne rastin e Shqiperise ky borxh eshte ne nivelin 60 per qind.

Pra kete here Shqiperia nuk mund ta perballoje krizen duke shpenzuar me teper ne sektorin publik. Kete here meqe borxhi eshte i larte ata nuk mund ti perdorin shpenzimet publike per te kompenzuar kerkesen e publikut dhe per papunesine. Ne rekomandojme qe niveli i deficitit te jete rreth 3 per qind dhe shpresojme qe vitet e ardhshem ata ta ulin nivelin e borxhit.

Shqiperia ka nevoje per nje makromeaxhim me te forte zyrtaret duhet te jene me konservatore ne politikat fiskale dhe te vazhdojne me reformat per permiresimin e klimes se investimeve te bejne refoma ne arsim dhe te sigurohen qe investitoret te vijne ne Shqiperi.

Zeri i Amerikes Kam nje pyetje per Kosove. A mendoni se Banka duhet ti shkallezoje me tej programet ne Kosove dhe kur mendoni se duhet te kete strategji ndihmash per Kosoven ashtu si edhe per vende te tjera

Jane Armitage Ne do te punojme per nje strategji per Kosoven tani qe ajo eshte bere anetare e Bankes ne po e fuqizojme zyren tone ne Prishtine dhe jemi angazhuar ne disa fusha.

Por tani sasia e huadhenies per Kosoven nuk eshte dhe aq e madhe edhe pse Kosova hyn ne vendet me te ardhura te pakta dhe mesatare. Kjo per arsye se Kosova ka nje histori konflikti dhe ajo eshte gjithashtu nje anetare e re e Bankes.

Tani  Kosova po perfiton nga programi i kredive te buta qe jep Banka nga i cili Shqiperia perfitoi per shume vite me radhe. Kredite jane te lira kohezgjatja e pageses eshte 40 vjet interesi eshte i ulet dhe koha e shklyerjes se pageses eshte e gjate por sasia e parave eshte e vogel.

Pra ne akoma nuk kemi nje program huash te medha per Kosoven. Por po perpiqemi ta ndihmojme ate me asistence teknike ne disa fusha. Krahas me Komisionin Evropian dhe donatore te tjere Banka do ta ndihmoje edhe Kosoven te zgjidhe veshtiresite e shumta ekonomike me te cilat ndeshet.

Zyrtaret e larte te Bankes Boterore ne Konference u bene thirrje qeverive te vendeve te Evropes Juglindore qe te pergatiten per nje krize te mundshme te ekonomise globale dhe ti kushtojne me shume vemendje stabilitetit te situates fiskale shpenzimeve buxhetore si dhe forcimit te financave publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›