Kryeministri Berisha mban premtimin dhënë qytetarëve të Shkodrës për sigurimin e një trualli për ndërtimin e terreneve sportive të klubit “Vllaznia”
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “për kalimin në pronësi të bashkisë së Shkodrës të truallit pranë ish SMT-së, Shkodër, për ndërtimin e terreneve sportive të klubit të futbollit “Vllaznia””, i propozuar nga ministri i Brendshëm.
Me këtë vendim, Kryeministri Berisha mban premtimin e dhënë më parë qytetarëve të Shkodrës, për t’i mundësuar Klubit të futbollit “Vllaznia” ndërtimin e terreneve sportive të mjaftueshme për të stërvitjen e të rinjve të këtij klubi.
28/05/2009