Kryetarja e Kuvendit në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Drejtuesit e punimeve: Ky është projekti më i madh i këtij lloji i ndërmarrë në këtë vend dhe në mbarë botën.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, shoqëruar nga banore dhe banorë të Rrëshenit ka parë nga afër punimet në aksin rrugor Rrëshen Kalimash ku u takua edhe me drejtuesit e këtij projekti me të cilët bisedoi mbi ecurinë e punimeve të këtij projekti gjigand.
Rruga Durrës-Kukës, 170 kilometra autostradë, me 2 tunele me nga 5.5 kilometra secili, 27 ura, më e gjata 360 metra dhe më e larta 80 metra. Punohet me ritmin maksimal, ashtu siç punohet me ritmin e ndërtimit të të gjitha rrugëve në Shqipërinë e shndëruar në një kantier gjigand ndërtimi.
Menaxheri i projektit Michael Suinford tha se : Për mua është projekti më domethënës. Unë mund tju them se, në bazë të eksperiencës sime personale, ky është projekti më sfidues në të cilin unë kam punuar gjatë eksperiencës sime 30 vjeçare në ndërtim. Dhe puna që është bërë këtu në Shqipëri është mahnitëse. Ky është projekti më i madh i këtij lloji ndërmarrë në këtë vend dhe në mbarë botën.
Në radhë të parë ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qeverisë. Pa pjesëmarrjen e tyre njëqind për qind ne nuk do të kishim përfunduar atë që kemi bërë këto 2 vjet.
Së dyti, ne kemi 3 800 njerëz, nga të cilët 60 për qind janë shqiptarë, që e bëri të mundur këtë. Ata punojnë 24 orë në ditë. 30 ditë në muaj. Duke e cilësuar këtë rrugë si një mrekulli infrastrukturore dhe si një projekt kolos, Kryetarja e Kuvendit tha se: Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë kolos më të madh infrastrukturor.
Është një gjigand që bashkon kombin tonë. Është një gjigand me një prespektivë zhvillimi ekonomik të Shqipërisë, i porteve të rajonit, për të cilin nuk gjej dot fjalë për ta përcaktuar realisht. Drejtori thotë se është projekti më i madh që kam pasur në 30 vjet të eksperiencës sime. Thotë se për atë ka qenë sfidë profesionale, kurse për ne shqiptarët ishte një objekt që mund të mendohej se mund të bëhej pas 20 viteve. Ndërkohë që është bërë në një periudhë kaq të shkurtër dhe me një intensitet kaq të lartë për tu të bërë e mundur që të mbyllet në qershor. Në gjithë këtë bukuri, gjithë këtë koloz, ajo që të bën përshtypje është se, pavarësisht nga përpjekjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me helmin që hedh, me llumin që përpiqet të lëshojë, me duart që i ka bërë gjithë baltë, sepse hedh vetëm baltë, çdo ditë, mbi këtë rrugë, mbi rrugën e bregut, mbi rrugët e tjera, më vjen në mend fjala se Balta në shkëmb nuk nxen. Ky është një shkëmb në kuptimin e veprës, zhvillimit ekonomik. Është rasti unik ku punohet me këto ritme 24 orë në 24. Është një numër disa mijëra shqiptarësh që punojnë në këtë vepër. Kjo ka sjellë zhvillim ekonomik. Rritje të ardhurash. Mbi 3 mijë punonjës punojnë këtu. Kjo është e paimagjinueshme.