E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nderim të shkrimtarit Sulejman Krasniqi

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të shkrimtarit të shquar Sulejman Krasniqi, i cili ndërroi jetë të shtunën, në moshën 74-vjeçare.

Duke vlerësuar se ndarja nga jeta e shkrimtarit Sulejman Krasniqi është një humbje e madhe për botën intelektuale shqiptare, Kryeministri Berisha u shpreh për mediat: “Letrat shqipe, bota intelektuale shqiptare, humbi sot këngëtarin e atdhetarisë, heroizmit, trimërisë dhe përpjekjeve mbinjerëzore të shqiptarëve për liri e dinjitet. Sulejman Krasniqi në veprën e tij lë si trashëgimi apoteozën e heroizmit, patriotizmit, sakrificës, përkushtimit dhe trimërisë së shqiptarëve. Sulejman Krasniqi në të gjithë personazhet e tij, personalitete të historisë kombëtare, personazhet e tij të veprave letrare, frymëzon shqiptarët në përpjekjen e tyre për tu çliruar nga pushtimi. Vepra e tij ishte një frymëzim i madh edhe për ata që bënë luftën e fundit çlirimtare në Evropë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ndaj, dua të shpreh dhembjen dhe pikëllimin tim të thellë për këtë humbje të madhe, të ngushëlloj familjen e tij dhe të gjithë letrat shqipe.

Lutem që shpirti i shkrimtarit të shquar, shkrimtarit të madh, të prehet gjithmonë në Panteonin e dijes së kombit shqiptar”.


17/07/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›