E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues kompanisë ruse të prodhimit të energjisë hidrike “RusHydro”

Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një takim me përfaqësues të kompanisë ruse të prodhimit të energjisë hidrike “RusHydro”, të kryesuar nga zoti Dimitry I.Sukhoparov, Drejtor për bashkëpunimin ndërkombëtar të kompanisë. Në takim merrte pjesë dhe zoti Pavel Shestopalov, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit “Hydroprojekt”, pjesë e kësaj kompanie, si dhe një nga qendrat e mirënjohura kërkimore shkencore të energjisë hidrike. Investitorët shoqëroheshin nga ambasadori i Rusisë në Shqipëri, zoti Leonid Grigorievich Abramov.

“RusHydro” është një nga 4 kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme të prodhimit të energjisë hidrike ne bote, me një aktivitet te shtrire në të katër anët e Rusisë dhe në shumë vende të tjera të Lindjes, se Azisë, por edhe te Evropës.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha i falënderoi investitorët për interesin e treguar për të investuar në sektorin e energjisë hidrike dhe iu beri me dije se Shqipëria me potencialet e mëdha ujore që ofron, me projektet ambicioze në këtë fushë, me kuadrin  e shkëlqyer ligjor për promovimin e biznesit dhe investimeve, e favorizuar edhe nga pozita e përshtatshme gjeografike, e ndodhur përballë tregut italian dhe atij të BE, synon të kthehet në një qendër energjetike eksportuese në rajon dhe Evropë. Kryeministri i garantoi investitorët rusë se tek qeveria shqiptare do te gjejnë një partner të shkëlqyer, në mbështetje të investimeve të tyre ne Shqipëri, ne mënyre që këto projekte te shndërrohen ne histori suksesi për ta dhe për Shqipërinë.

Nga ana e tij, zoti Sukhoparov  e falënderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe i bëri një ekspoze te aktivitetit te kompanisë dhe vullnetit të kësaj kompanie për të investuar ne Shqipëri, në projekte ne sektorin energjetik, duke falënderuar njëkohësisht për mbështetjen që qeveria shqiptare po tregon ndaj investitorëve të huaj, si dhe për klimën shumë të përshtatshme për nxitjen e biznesit.

Zoti Sukhoparov e garantoi Kryeministrin Berisha se firma “RusHydro” është plotësisht  e vendosur të angazhohet në projekte  të rëndësishme, si në Shqipëri, po ashtu dhe ato rajonale, jo vetëm ne interes të investimit te saj,  por edhe në të mirë të ekonomisë shqiptare dhe zhvillimit te mëtejshëm te sektorit energjetik ne Shqipëri.

Ne këtë kontekst, investitorët vlerësuan potencialet  e jashtëzakonshme të Shqipërisë, si dhe faktin që qeveria shqiptare ka krijuar një kuadër të përshtatshëm ligjor dhe garantuan Kryeministrin Berisha se së shpejti do të vijnë edhe me propozime konkrete për projekte të rëndësishme në këtë sektor.


15/07/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›