E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret presidentin e Fondacionit Robert Schuman z. Dominique Giuliani

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim presidentine Fondacionit Robert Schuman z. Dominique Giuliani i cili shoqerohej ne kete takim edhe nga ambasadorja e Frances ne Tirane znj. Maryse Daviet.

Kryeministri Berisha e njohu zotin Giuliani me zhvillimet ne Shqiperi reformat e gjithanshme te ndermarra nga ana e qeverise shqiptare permbushja e te cilave beri te mundur si anetaresimin e vendit ne NATO ashtu edhe heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Gjate takimit Kryeministri Berisha u ndal vecanerisht ne reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne kuader te luftes kunder korrupsionit dhe e njohu zoti Giuliani me rezultatet e arritura ne kete fushe.

Kryeministri Berisha shprehu falenderime dhe mirenjohje per ndihmen qe Fondacionit Robert Schuman dhe qeveria franceze kane dhene ne proceset integruese te Shqiperise ndersa theksoi se per qeverine shqiptare cdo hap drejt integrimit europian duhet te jete teresisht i bazuar ne performance e merite. Kryeministri u ndal edhe ne Progres Raportin per Shqiperine per vitin 2010 per te cilin u shpreh se tashme eshte ne traditen e qeverise shqiptare qe ky raport te shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare ka ndermarre nje fushate te gjere informimi te qytetareve shqiptare per te qartesuar te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin ngaliberalizimi i vizave.

Nga ana e tij presidentin e Fondacionit Robert Schuman z. Dominique Giuliani e falenderoi Kryeministrin Berisha per mikpritjen dhe e pergezoi ate per arritjen e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret liberalizimin e vizave.

Zoti Giuliani vleresoi arritjet e qeverise shqiptare gjate ketyre viteve te fundit dhe i shprehu Kryeministrit Berisha mbeshtetje nga anae Fondacionit Robert Schuman ne proceset e metejshme integruese te Shqiperise sic eshteintegrimi ne Bashkimin Europian.


25/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›