Kryeministri Berisha nis viziten ne New York
Kryeministri Berisha u nis sot per ne New York ku do te marre pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Gjate vizites disa ditore ne New York Kryeministri Berisha do te kete takime me homologe te tij personalitete boterore te pranishem ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara si dhe me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane.
Nje takim te vecante Kryeministri Berisha do te kete edhe me delegacionin e Republikes se Kosoves.
Gjithashtu Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takime te ndryshme si ne takimin Objektivat Zhvillimore te Mijevjecarit Millenium Development Goals ne samitin e Lidereve te Ballkanit ne hapjen e punimeve te Forumit Klinton etj..
Kryeministri Berisha do te takohet edhe me perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene dhe japin kontribut ne shoqerine amerikane.
19/09/2010