E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjese ne Samitin e Partive Popullore Evropiane ne Bruksel

Kryeministri Berisha mori pjese ne Samitin e Partive Popullore Evropiane i cili u zhvillua ne Bruksel. Gjate qendrimit kryeministri Berisha zhvilloi nje sere takimesh me personalitetet pjesemarrese ne samit me te cilet diskutoi kryesisht lidhur me ceshtjen e vizave per Shqiperine.

Me pas kryeministri Berisha iu pergjigj interesimit te mediave per te cilat u shpreh

Ishte nje mbledhje e gjate ne te cilen natyrisht axhenda ishte teresisht e Bashkimit Evropian problematike e lidhur me partneritetin strategjik te BE me nje seri vendesh e lidhur me problematiken ekonomike dhe ceshtje te tjera. Natyrisht une e shfrytezova kete qendrim per tu takuar me kolege miq per te diskutuar me ta ceshtjen e vizave per Shqiperine dhe mendoj se ne teresi ka nje mirekuptim te gjere per kete problem qe eshte jetik per shqiptaret. Sikunder pata rastin te ftoj per vizite ne Shqiperi dhe disa nga lideret me garantuan se do te vizitojne gjate ketij viti ose viti te ardhshem Shqiperine.

Pyetje A shikoni ndonje hezitim nga vendet anetare per ceshtjen e vizave

Kryeministri Berisha Me ata qe bisedova nuk shoh asnje hezitim por nuk mund te them se ky eshte qendrimi I te gjitha vendeve anetare. Ketu ndodhen partite popullore.

Pyetje Zoti Berisha ka nje shqetesim per situaten politike ne Shqiperi qe mund te ndikoje ne liberalizmin e vizave . Cfare mund te ndermerrni ju personalisht per ta kaluar kete situate

Kryeministri Berisha Kemi bere nje propozim shume te pershtatshem te cilin opozita po e studion dhe ne presim pergjigjen e saj. Natyrishtmendoj se ky propozim realisht i jep te gjithe mundesite zgjidhjes se opozites. Propozimi eshte ky te filloje menjehere nga komisioni. Opozita ka propozuar 11 ceshtje per investigim. Le te filloje me 10 ceshtjet e para. Me ceshtjen e 11 nese opozita insiston me rinumerimin e votave per te cilen nuk kemi asnje kundershtim le te shkoje ne gjykate te marre vendimin e gjykates. Po vendosi gjykata atehere nga vota e pare tek e fundit te numerohet dhe te ndryshohet rezultati. Po nuk vendosi gjykata ligji baze evropian dhe i cdo demokracie boterore eshte ti nenshtrohet vendimit te gjykates. Ne rast se opozita do ne perputhje me frymen e rezolutes te parlamentit evropian jemi gati qe neser te filloje hetimi i materialeve te zgjedhjeve pra fletet e votimit te pesojne ate fat qe pesojne. Megjithate ne kemi dhene kete variant te filloje me 10 ceshtjete cilat mund te kerkojne tre apo kater muaj per shqyrtim dhe nderkohe merren vendimet e gjykatave dhe shkohet drejt nje qendrimi perfundimtar.

Pyetje Zoti Berisha si shihni faktin qe kur erdhi ne pushtet zoti Papandreu deklaroi se ishte pro integrimit te Ballkanit brenda vitit 2014 dhe menjehere pas incidentit tregoi se ndoshta mund te bllokonte integrimin

Kryeministri Berisha Nuk mendoj se Greqia do te bllokoje dhe do te mbaje qendrim bllokues ndaj proceseve integruese. Ka nje problem te zgjatur i cili ka mbetur qe nga koha e marreveshjeve qe jane bere shume vite perpara. Por ne teresi Greqia ka qene nje faktor qe ka nxitur proceset integruese rajonale. Te mos harrojme se deklarata me mbeshtetese per te gjithe Ballkanin eshte bere ne Selanik ne Samitin e Selanikut keshtu qe une nuk mendoj se problemet mund te zgjidhen me kete fryme dhe se kjo fryme ekziston ne qeverine greke.

Pyetje Zoti kryeminister si do tia beni per betejen e statusit te kandidatit.

Kryeministri Berisha Se pari une kam nje parim themelor. Cdo proces dhe cdo hap duhet te jete i bazuar ne meriten. Ky nuk eshte nje gjest krenarie por ky eshte ne interesin jetik te shqiptareve. Ne jemi deshmitare se cfare transformimesh te medha kane sjelle perpjekjet apo detyrimet per te permbushur udherrefyesin e vizave. Sot Shqiperia ne shume aspekte ka nje shembelltyre krejtesisht tjeter. Po keshtu ne cdo hap qe ne te bejme duhet te permbushim cdo detyrim tonin. Dhe ky eshte zotimi im. Si qeveri jemi te vendosur per te ndermarr cdo reforme cdo vendim cdo ligj ne menyre qe procesi i integrimit te behet nje proces suksesi reformash.

Pyetje Me ftesen qe ka marre Serbia gara behet edhe me e veshtire. A ju motivon kjo njesoj per statusin e kandidatit

Kryeministri Berisha Rezoluta e OKB ishte nje zhvillim madhor pozitiv per rajonin dhe Evropen sepse ne kete rezolute gjykoj se predominoi arsyeja dhe ishte shume pozitive qe Serbia u pajtua me kerkesat e BE-se. Kjo ishte nje fitore e madhe per Kosoven. Pra ne teresi kjo rezolute po ta marrim ne raport me proceset integruese si faktor te jashtem kjo ndikon pozitivisht.

nderhyrje por po Evropa do ta shperbleje Serbine

Kryeministri Berisha E verteta eshte se nuk mendoj qe Evropa duhet te ndjeke politika ndeshkuese si te tilla dhe nuk ka ne filozofine e saj kete. Serbia faktikisht u terhoq nga dy klauzolat me te papranueshme te rezolutes dhe ate rezolute e votuan te gjitha kombet. Ndaj dhe jam i sigurt se ajo do te vleresohet ne bazen e performances. Natyrisht nje politike ndeshkuese ndaj nje vendi ne rajon ne nje menyre apo ne nje tjeter pasqyrohet edhe ne vende te tjera.

Pyetje Si e komentoni viziten e Bollanos dhe te Dules ne Greqi si dhe deklaratat e tyre qe njerez me pushtet po vjedhin tokat

Kryeministri Berisha Kjo vizite e tyre eshte nje gje shume normale. Ata jane dy perfaqesues te dy forcave politike. Per sa i perket deklaratave pa fakte ato mbeten thjesht ne fushen e retorikes asgje tjeter.

Nderhyrjes lidhur me Himaren Kryeministri iu pergjigj

Kryeministri Berisha Himara eshte nje vend ku bilinguizmi eshte nje realitet dhe ky ka ekzistuar nuk mund ta mohosh. Realitet nuk jane per tu mohuar nuk sherben asgje te mohosh realitetin. Dhe keta qytetare kane mese dy shekuj qe flasin dy gjuhedhe mbi kete baze u eshte njohur e drejta dhe qe kur eshte themeluar shteti shqiptar ata kane patur nje shkolle per te mesuar gjuhen greke.


16/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›