Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë zyrtare funebre të ish kryeministres britanike Margaret Thatcher

Në nderim të saj, në ceremoninë funebre, e cila nisi me meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Palit morën pjesë personalitete të shquara botërore, përfshirë elitën mbreterore, Mbreteresha Elizabeth, bashkeshorti i saj, Princi Philip, kryeministri David Cameron dhe kabineti i tij, anëtaret e Dhomës se Komunave dhe Dhomës se Lordëve, ish kryeministra te Mbreterise se Bashkuar, kryetare shtetesh, kryeministra, kryetare parlamentesh nga mbare bota, si dhe mijëra qytetarë që kishin mbushur rrugët e Londrës, për të përcjellë kortezhin.
Pas Meshës, në pritjen e dhënë për pjesëmarrësit, Kryeministri Berisha takoi dhe bisedoi shkurtimisht me kryeministrin Cameron, Sekretarin Hague, kryeministrin e Polonisë Tusk, kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper, kryeministrin e Hungarisë Orban dhe shumë kryetarë shtetesh dhe kryeministra të vendeve tjera.
Pas përfundimit të ceremonisë funebre, Kryeministri Berisha shprehu në një prononcim për Televizion Publik Shqiptar respektin dhe nderimin për ish kryeministren Thatcher, këtë figurë të spikatur të politikës britanike:
“Sot Britania e madhe, elita e saj politike, madhëria e saj vetë Mbretëresha Elisabeth me dhjetëra e dhjetëra ish kryeministra e kryeministra, presidentë e ish presidentë, erdhën për të shprehur nderimin më të thellë, respektin më të madh për ish kryeministren Margaret Thatcher, personalitetin ndër më të shquarit e të gjitha kohërave të politikës britanike dhe asaj botërore.
Margaret Thatcher është kryeministrja e parë në historinë e këtij vendi, por kryeministrja e cila sot u përcoll në banesën e fundit për të lënë pas një trashëgimi “Thatcher”-izmi që nuk vdes kurrë. Me besimin e saj tek individi i lirë, tregu i lirë, ekonominë britanike që po rrokullisej, e shndërroi në njërën nga ekonomitë më të fuqishme të botës. Këto reforma ishin jnjë frymëzim i madh për forca politike të tjera në mbarë botën. Ajo që është specifike, “Thatcher”-izmi, konservatorimzi i Lady Thatcher u përqafua me po aq vendosmëri nga laburistët anglezë më pas dhe konkretisht nga Toni Bler, por edhe nga qendra e majtë në shumë vende të Evropës dhe të botës.
Kryeministrja Thatcher do të mbahet mend në histori, si mbrojtëse e flaktë e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe një kundërshtare e pamposhtur e regjimeve titanike. Popujt e shtypur kanë patur tek kryeministria Thatcher, mbrojtësen të flaktë të kauzës së tyre, avokaten e pamposhtur të të drejtave të tyre.
Në kohën që udhëhoqi qeverinë e Madhërisë së saj ajo u cilësua si “Zonja e hekurt “ dhe e vërteta është që Evropa nuk ka patur një të dytë zotëri apo zonjë të hekurt si ajo, e cila me qëndrimin e saj të vendosur kundër regjimeve tiranike, kundër diktaturave totalitare komuniste, në bashkëpunim të ngushtë me Ronald Regan , bëri më shumë se kushdo tjetër në shembjen e perdes së hekurt dhe rënien e diktaturave.
Shqiptarët dhe të gjithë kombet e tjera të shtypura të asaj kohe, kishin tek Thatcher, një personalitet të jashtëzakonshëm, shumë shpresëdhënës për kauzën e tyre të drejtë.
E kam theksuar edhe herë tjetër, që në takimin tonë të parë, kur unë kisha gjithsej 3 apo 4 muaj në politikë, në suitën e hotelit ku më priti, pas përshëndetjes së zakonshme do të me drejtohej me një gjallërinë që e karakterizonte: “Më thuaj mua, si po i masakron vëllezërit tuaj në Kosovë, kasapi i Ballkanit” Ajo, për arsye që tashmë dihen, një votë mosbesimi në grupin e saj, e dorëzoi detyrën e kryeministrit, por historia e Ballkanit me Margaret Thatcher në 10 Downing Street, do të kishte qenë absolutisht tjetër.
Ndaj, edhe në atë periudhe, edhe sot ajo mbetet një nga personalitetet perëndimorë më të respektuara, më të nderuara.
Por ajo që është për tu theksuar se “Thatcher”-izmi si doktrinë bazohet kryekëput në iniciativën e lirë të individit dhe lirinë e tregut, në Shqipëri ka gjetur një nga shtretërit e saj të ngrohtë. I nisëm të frymëzuar prej saj reformat e mëdha. Ekipet tona asokohe për të mësuar kishin destinacion Britaninë e Madhe dhe modelin e saj. Ato reforma bënë që ekonomia shqiptare të transformohej me shpejtësinë më të madhe, nga ekonomia më kolektiviste e planetit në ekonominë ndër më private të Evropës dhe të botës, ku 80 % e GDP-së vinte nga sektori privat. Thatcher në një nga akte e saj madhore përgjysmoi taksat për qytetarët e Britanisë së Madhe. Këtë ka bërë edhe qeveria shqiptare në këto dy mandate.
Ndaj e theksova, sot Baronesha u përcoll me nderimet më të mëdha. Mendoj se ky ka qenë varrimi më madhështor që Londra ka njohur dhe krahas mbi 2 mijë dinjitarëve të ftuar që nderuan në meshën që u dha në Kishën e Shën Palit, nderimin më të madh ia bënë qindra dhe mijëra qytetarë që mbushën rrugët për të përcjellë me nderimin më të madh kortezhin e saj funebër, për të përcjellë bijën më të shquar që ata kanë nxjerrë baroneshën Margaret Thatcher.
Pra edhe njëherë “Thatcher”-izmi është dhe do të mbetet doktrinë frymëzuese për të gjithë ata që i besojnë lirisë së individit, inisiativës së lirë dhe fuqisë së saj. Rruga vazhdon, pa diskutim, reformat që morëm janë një zgjerim tjetër i madh i lirisë ekonomike. Sot, gjithnjë e më shumë po tu referohemi analizave, studimeve po dalin në skenë se pikëpamjet e saj janë pikëpamje shumë të drejta dhe se ato i kanë shërbyer dhe i shërbejnë ekonomisë për zhvillim ekonomik dhe të shëndetshëm.
Margaret Thatcher rivendosi në shkallën më të merituar autoritetin, prestigjin, reputacionin e Britanisë së Madhe, si me qëndrimin e saj të prerë ndaj diktaturave komuniste, por edhe me Task Forcën që nisi në mbrojtje të qytetarëve britanikë , në një distancë 13 mijë milje nga Britania e Madhe në ishullin Portland që nga aventurierë argjentinas u pushtua dhe u tentua që qytetarët e këtij Ishulli të përziheshin me dhunë nga toka qindra vjeçare e tyre.
Asokohe të paktë qenë ata që e mbështeten e kryeministren Thatcher, por vendosmëria e saj, guximi i saj, trimëria e saj e nxori atë fitimtare dhe në krye të këtij vendi për 11 vjet ngriti në zenith do të thosha rolin e Mbretërisë së Bashkuar.
17/04/2013