E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në sesionin e hapjes së Forumit Botëror Ekonomik Botëror

09-04-2013 / Gazeta 55

Rrjeti mediatik CNN fton Berishën, dëshmon interes të veçantë për Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në sesionin e hapjes së Forumit Botëror Ekonomik Botëror, i cili po zhvillohet në kryeqytetin azer, Baku. Forumi ka si qëllim zhvillimin e një dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azinë Qendrore. Në seancën e hapjes u diskutua rëndësia për integrimin ndërmjet vendeve të rajonit për të shfrytëzuar një nga burimet më të mëdha ekonomike të botës ende të pa ekonomizuara plotësisht. Rajoni paraqet mundësi ekonomike për zhvillim jo vetëm të rajonit, por edhe në mbështetje të sigurisë së energjisë së Bashkimit Europian. Në sesion, nga panelistët u vu theksi edhe te reformat e ndërmarra nga Azerbajxhani dhe vendet e tjera për diversifikimin e ekonomisë përmes stimulimit të sektorëve të ICT-së, tregtisë e transportit për të garantuar qëndrueshmërinë ekonomike. Gjatë qëndrimit në Baku, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Berisha u intervistua nga mediat vendase dhe ato ndërkombëtare. Ndër to, kryeministri Berisha u ftua nga rrjeti i mirënjohur mediatik CNN, duke dëshmuar një interes të veçantë për Shqipërinë e reformat e mëdha të ndërmarra në vitet e fundit, për arsyet e shkaqet që ekonomia shqiptare i rezistoi mjaft mirë krizës europiane, si edhe mbi perspektivën europiane të Shqipërisë.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›