Me 23 qershor “hapet një kapitull” për kapitullimin e Edvin Ramës
Një ushtri me kuaj që udhëhiqet nga një gomar, është e shpartalluar edhe përpara një ushtrie me gomerë, por që udhëhiqet nga një luan - Aleksandri i Madh
Duke parë e dëgjuar konferencën për shtyp, pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të IS Ajala dhe Edvin Ramës, çdo njeri që ka sadopak haber se çfarë po ndodh në vendin tonë, nuk mundet të mos ndjejë keqardhje të thellë se ku ka përfunduar e majta ish-komuniste në Shqipëri, e zhytur në një batak gënjeshtrash dhe propagande alla-enveriste. Sidomos ne, ish-të përndjekurit politikë të diktaturës që jemi sakrifikuar në emër të lirisë dhe të demokracisë, e kuptojmë fare mirë se demokracia nuk mundet të funksionojë pa ide dhe alternative. Alternativat janë ide të majta apo ide të djathta, ashtu siç është ndërtuar demokracia në Amerikë, Europë etj. Në këtë pikëpamje, edhe forcat politike ndahen në të tilla, të majta apo të djathta, të qendrës apo në një pozicion tjetër, është më pak e rëndësishme. Por rasti i Shqipërisë, që z.Ajala përpiqet ta fusë në një thes Partinë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama me partitë e tjera të Internacionales Socialiste, është një handicap që nuk mundet t’i lejohet një drejtuesi të tillë politik të nivelit ndërkombëtar. Është e natyrshme që një drejtues i IS është i interesuar dhe njëkohësisht i angazhuar për të ndihmuar sa të jetë e mundur një të majtë të kudo ndodhur për një fitore të mundëshme në zgjedhje të lira dhe demokratike. Por Ajala ndoshta mundet të jetë i pa informuar se çfar llumi mbart me vehte Partia Socialiste ne Shqipëri.Mbart në kurrizin e sajë një mal me krime kundër popullit shqiptarë si pasardhëse e drejtëpërdrejtë e Partisë Komuniste që i solli popullit shqiptarë për afro një gjysmë shekulli diktaturë, vuajtje,mjerim,varfëri të tejskajshme,qindra e mijra njerëz të pushkatuar me ose pa gjygj që aspironin për liri e demokraci.Nuk duhët harruar se janë akoma lart më shumë se 4000 njerëz të pushkatuar nga kjo parti shtet e diktaturës komuniste që akoma varret nuk u gjëndën.Akoma njerëz me kazma e lopata në duar rëmojnë në tokën e ftohtë se a mos gjejnë kockat e vellezërve,të baballarve të tyre,që të kenë të drejtën e një varri pë rata martirë të lirisë.Ne i themi z.Ajala dhe kemi një pyetje të drejtëpërdrejtë;a amundet vallë të ndërtohet demokracia në Shqipëri me një forcë të tillë politike me pikpamje enveriste dhe bolshevike,që akoma deri më sot nuk është distancuar nga e kaluara e sajë kriminale kundër popullit?Nuk ka mundur të shkëputet nga e kaluara e sajë kriminale kundër popullit se nuk ka kërkuar falje qoftë edhe si pasardhëse e Partisë Komuniste,që ka në elitën e sajë sot e kësaj dite ish Ministrin e Sigurimit Komunist të Enver Hoxhës,kriminelë dhe bijtë e brezit të dytë të kriminelve..Nëse sipas Ajalës, Partia Socialiste “nuk ka përgjegjësi për të kaluarën e sajë kriminale”,atëherë përse Kançelarja e Gjermanisë z.Merkel i kërkoj falje të gjith botës në emër të popullit gjerman për vujtjet e shkaktuara popujve të botës nga regjimi i Hitlerit.Por çfar lidhje ka kjo zonjë dhe forca politike që ajo drejton me regjimin fashist të Hitlerit?Asgjë,apsolutisht asnjë lidhje.Por i tillë është morali njerzorë,është demokracia funksionale në emër të një jete më të mirë,të jetës kundër vdekjes,të dashurisë kundër urrejtjes ndërmjet njerzve ,ndërmjet popujve.A mundet të jetë i informuar z.Ajala vallë se Edvin Rama, që ai me mjaft pompozitet e prezantoj si zvPresident të IS,është në të vertetë i biri i një ish krimineli që ka varuar në litarë poetin e vargjeve të lirisë,disidentin antikomunist Havzi Nela në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988?Dikush mundet të më thotë se “sa herë e ke shquar këtë fakt more zotëri i nderuar po kërkush nuk të dëgjon”.Unë i përgjigjem se do ta përsëris sa të jem gjallë,gjithnje dhe vazhdimisht deri sa Edi Rama dhe dhjetra të tjerë si ai do të kërkojnë falje në emër të etërve të tyre dhe do të marrin dënimin moral ashtu siç ndodh në vëndet që ndërtojnë demokraci.
Z.Ajala nuk mundet të them se nuk ka kuptuar,se me Edvin Ramën me një njeri eksiq nga koka, e majta ish komuniste në Shqipëri nuk mundet të pretendojë votën e shqiptarve për një fitore në zgjedhjet e 23 Qeshorit.Duke ju referuar sentencë së Aleksandrit të Madh në krye të këtijë shkrimi,shqiptarët në përgjithsi e kuptojnë mirëfilli se Partia Socialiste drejtohet nga një njeri me të meta të theksuara mendore,që çfarë thotë sot nuk e thot nesër,zgardullon sytë dhe përsëritë fjalë pa kuptim dhe e ka katandisur të majtën në Shqipëri në ditën e sajë më të zezë.E majta ne Shqipëri është uzurpuar paturpësisht dhe fatkeqësisht nga një njeri delirant dhe karierist deri në çmenduri,ka grumbulluar rreth vehtës në elitën e kasaj partie fytyrat më të përqudnuara të diktaturës dhe të brezit të dytë të kastës së kuqe enveriste,që orë e cast u kojtojnë shqiptarve regjimin komunist.Po e drejton të majtën në Shqipëri në një rrugë pa krye,anipse formacioni i kësaj të majte ndoshta është mjaft i disiplinuar dhe një pjesë e tyre sigurisht që aspirojnë për një Parti Socialiste të modelit europian dhe ndarjën përfundimtare me të kaluarën e diktaturës komuniste.Është pikërisht kjo arsyeja që e majta është e ndarë dhe përqarë që nga baza e sajë deri në grupin e sajë Parlamentarë dhe përditë socialistët që aspirojnë për një të majtë europiane në Shqipëri po disatancohën nga gomari që drejton Partinë Socialiste.Kush ka dëgjuar Ajalën ai tha duke lavdëruar aleancën PS-LSI se “Partia Demokratike nuk ka alternativë t’u paraqesë shqiptarve”.Në fakt Ajala e kupton shumë mirë se e kundërta është e verteta,Partia Socialiste nuk ka alternativë për Zgjedhjet e 23 Qeshorit.Aty për aty,Edi Rama me megallominë e tijë përdhosi atay për aty fjalimin e Ajalës,sulmoj qeverinë Berisha si “të korruptuar,oborr i Berishës,që duhet ndryshuar me 23 Qeshorë etj”.A mundet të ketë kuptuar vallë z.Ajala se afro gjysma e qeverisë Berisha e përbërë nga LSI ministrat dhe administrate e sajë kan qenë deri pak ditë më parë me Berishën në qeverisje dhe sot përpiqen të lëpijnë sahanin që u ofron Edi Rama dhe i jan bashkuar Edi Ramës përsëri duke synuar jo alternativë për shqiptarët por karrike dhe pushtet për vehtën e tyre?Këtë komedi që as Shileri nuk mundet dot ta kishte konceptuar, e konceptoj Edi Rama me një mediokritet të pa parë,a thua që shqiptarët “hanë barë”ashtu siç thoshte edhe udhëheqsi i tyre shpirtëror Enveri.Në këtë pikpamje Edvini ka projektuar të zezën e vet,duke lëpirë atë që deri para pak ditëve e ka pështyrë.Por nga ana tjetër edhe Baba Likja si e quajnë rëndom Ilir Metën nuk është aq budalla sa Edi Rama që t’a bëjë LSI bishtin e Partisë Socialiste duke pretenduar një fitore të Edi Ramës me 23 Qeshorë.Përkundrazi Likja prêt një humbje të sigurtë të PS në këto zgjedhje,dorëheqjën e Edi Ramës ose largimin e tijë të dhunshëm nga drejtimi i PS dhe në kryet të kësaj të majte tani të bashkuar do të vinte si “triumfator”Ilir Meta me ëndërrën e tijë të kahershme të bërë realitet. Ka shumë mundësi që në këtë plan të jetë përfshirë edhe Internacionalja Socialiste me Ajalën, Pitellën apo Papandreun,me një plan të tillë të një shprese për t’a sjellë të majtën në pushtet ne Shqipëri të paktën në vitin 2017.Nëse është kështu aferim. Dhe Edi Rama do të mbetet me refrenin e tijë tani të dalë boje që e përsërit vazhdimisht në fjalimet e tijë të mërzitshme se “me 23 Qershor do të hapet një kapitull i ri”. Po, do të hapet një kapitull i kapitullimit të Edvin Ramës.