Kryeministri Berisha miting elektoral në Vaun e Dejes ,prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut të Shkodrës
“Të dashur qytetarë dhe qytetare të Vaut të Dejes.
Vëllezër dhe motra.
Zonja dhe zotërinj.
Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më te thellë juve, grave dhe burrave, djemve dhe vajzave të Bashkisë së Vaut të Dejes për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë dhe i jepni Partisë Demokratike, programit të saj, ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur ne Vaun e Dejes dhe në mbarë Shqipërinë.
Unë jam këtu për tu zotuar para jush, se në katër vitet që vijnë në Vaun e Dejes do të katërfishojmë investimet, se këto vite do të ndërtojmë çdo rrugë në të gjithë Bashkinë e Vaut të Dejes, do të ndërtojmë shkollën e mesme dhe çdo shkollë tjetër në këtë bashki. Do të ndërtojmë sëbashku Kishën e Shekujve për ta rikthyer edhe njëherë shtëpinë e Zotit ashtu siç ishte. Katër vitet që vijnë ju premtoj fermerëve të Vaut të Dejes se do të trefishojmë grantet për projektet e tyre. Për bizneset ne kemi hequr çdo taksë për makineritë dhe çdo material tjetër që atyre ju duhet për prodhim dhe kjo synon punësimin tuaj. Për fermerët ne kemi vendosur të paguajmë me para në dorë akcizën e naftës, të paguajmë me para në dorë taksën e vlerës së shtuar për çdo makineri, çdo imput, plehra, fidan, farëra dhe çdo gjë tjetër që ata përdorin në fermat e tyre blegtorale, bujqësore apo të çdo natyre.
Vëllezër dhe motra
Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe mbarë Shqipëria pret nga ju mandatin e tetë, mandatin e artë mandatin e fitores sonë të thellë dhe të merituar. Shqiptarët presin nga ju mandatin e tetë, sepse ju këto vite firmosët anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sepse ju këto vite firmoste lëvizjen e lirë në mbarë Europën, sepse ju këto vite firmosët marrëveshjen e stabilizim -asociimit, sepse ju këto vite patë sesi ndryshoi Shqipëri, sesi në Shqipëri u ndërtua rrjeti rrugor më modern që ka ekzistuar dhe ekziston.
Shqipëri pret mandatin e tetë, sepse këto vite rrogat dhe pensionet u rritën me shumë se kurrë në historinë e këtij vendi. Pensionet në fshat u dyfishuam, rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëve u rriten me 120-150 përqind. Shqipëria pret nga ju mandatin e tetë, sepse këto vite Shkodra, Vau i Dejes mbarë Shqipërisë u shndërruan në vendet turistike më të njohur më të bukura se kurrë më parë. Shqipëri pret mandatin e tetë nga banorët e Vaut të Dejes dhe të Shkodrës, sepse ne sëbashku ne ai dolëm të ndërtojmë në Shqipëri shoqërinë e informacionit, Shqipërinë dixhitale, të ulen 3 deri ne 5 herë bisedat e celularëve. Shqipëria pret nga ju mandatin e tetë, sepse këto vite ne financuam me grante të qeverisë qindra e qindra fermere në Shkodër, në Vaun e Dejes dhe 42 mijë në mbarë Shqipërinë. Këto ditë kam vizuar Hajmenin, Vig-Mnelle kam qene ne Vukatan, kam takuar fermeret, kam konstatuar me admirimin më të madh përpjekjen tyre fisnike për begatimin e familjeve te tyre, por edhe vlerësimin e tyre për ndërtimin e infrastrukturës rrugëve, ujësjellësve, shkollave, kanalizimeve nga qeveria . Kam takuar kryetarët e komunave të Hajmenin, Vig -Mnele dhe komunave të tjera të vendit, i kam gjetur ata të vendosur që brenda këtij viti të përfundojnë dorëzimin e tapive e tokës njëherë e përgjithmonë.
Vëllezër dhe motra.
Rruga jonë nuk ka qenë bulevard dhe ende nuk do të jetë bulevard, por është një rrugë e cila çon drejt një ngjitje të sigurtë, është një rrugë, e cila na çon drejt horizontit Europian më shpejt se kurrë. Është një rrugë, e cila na çon drejt integrimit në Bashkimit Europian drejt mirëqenies, punësimit dhe zhvillimit.
Qytetarë dhe qytetare të Vaut të Dejes
Fermerë dhe fermere të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë
Nga ky shesh dua të theksoj se platforma që paraqet shoku i autobusit për fermerët shqiptarë është një kobë i vërtetë për fermat e tyre. Çfarë premton ai? Ai premton që lumenjtë e djersës që keni derdhur, fermat që keni ngritur, t’jua falimentojë duke hequr taksën e vlerës së shtuar për miellin, për qumështin, për vezën, për bukën dhe kjo do të thotë se vezët në Shqipëri nuk kanë pse të shiten, sepse do të vijnë nga gjemitë me vezë nga pularitë gjigandë të Europës, të cilat i prodhojnë me kosto shumë të ulët dhe mund ti shesin me po ato çmime. Me premtimin e tij se do të heqë TVSH për miellin do të thotë se ju s’keni pse të mbillni më grurë, sepse prodhuesit e mëdhenj të grurit, nëqoftëse heqim TVSH Ukraina, Rusia, Kanadaja, Argjentina do të sjellin këtu grurë me çmime që do të bllokojnë çdo shitje tuajën. Nëqoftëse hiqet TVSH, qumështi i lopëve tuaja, do ju mbetet pa shitur, sepse gjemitë me qumësht do të mbyllin tregun shqiptarë dhe ju qumështi do ju mbetet në shtëpi. Ky është premtimi i tij. Premtimi ynë është ky. Mbrojtja juaj. Ne do ju mbrojmë ju. Por ne do të rrisim rrogat, do të rrisim pensionet. Ne zotohemi se do të rrisim rrogat e mësuesve në 700 dollarë. Të vazhdojmë rritjen e madhe të pensioneve dhe rrogave të rrisim fuqinë blerëse, por jo të cenojmë mundin djersën e mbi 350 mijë familjeve shqiptare, që jetojnë në fshat dhe që vadisin me djersën e tyre tokën, fermat, stallat për të krijuar më shumë të ardhura për vetë dhe familjen e tyre.
Ndaj dhe ju ftoj me 23 qershor të votojmë të gjithë sëbashku numrin 44, Partinë Demokratike, të votojmë për integrimin tonë në Europë.
Të votojmë numrin 44, për punësimin e qytetarëve të Vaut të Dejes dhe Shqipërisë.
Të votojmë numrin 44 për zhvillimin e Vaut të Dejes dhe për Shkodrën e zhvilluar.
Të votojmë numrin 44 për të ardhmen tonë të merituar.
Rrofshi ju.
Rroftë Vau Dejes dhe Shkodra.
Fitore, Fitore, Fitore!”
05/06/2013