E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha prezanton kandidatët për deputetë në Vorë

 “Përshëndetjet më të përzemërta më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë ju banorët fisnikë të bashkisë së Vorës, Partisë Demokratike, projekteve të saj, reformave të saj.

Unë jam dhe do të jem përjetë mirënjohës ndaj jush, por kam kënaqësinë gjithashtu të pohojmë sot se së  bashku se në këtë pak vite, ne kemi arritur të hapim një kapitull të ri në historinë tonë, ne kemi firmosur anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e stabilizim-asociimit,heqjen e vizave dhe rekomandimin për statusin të cilat janë arritje të mëdha të jetës sonë. Shqipëria nuk është kurrë më ajo që ishte pak vite më parë, por në pak vite ne kemi bërë ndryshime  të mëdha në Shqipëri, nga skaji më i largët jugor, nga Konispoli në Vermosh, nga lindja në perëndim, me mund dhe djersë është ndërtuar një sistem i ri rrugor, mbi 10 mijë km rrugë, të cilat kanë ndryshuar në mënyrën më thelbësore gjeografinë e  vendit, mbi 420 sisteme kanalizimesh, 380 ujësjellësa. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe spitale.

Në Vorë kemi ndërtuar mbi 50 km rrugë së bashku, 6 ujësjellës dhe kanalizime, 4 shkolla, kopshte, si dhe rindërtim të rrjetit elektrik. Vora numëron dyfishim të aktiviteteve private dhe është shndërruar në portën moderne të kryeqytetit të vendit, në qendër të fuqishme të zhvillimit të rajonit.  

Në këto pak vite, ne ia kemi dalë çdo pensionist në fshat, të marrë sot, mbi dy herë më shumë, se sa merrte ne vitin 2006, çdo mësues, mjek, infermier merr 120%deri në 150 % më shumë, se sa pak vite më parë. Kemi hapur dyert e universitet tona. Vitin  e kaluar u diplomuan në universitet tona 5 herë më shumë të reja dhe të rinj se në vitin 2000.

Këto vite shqiptarët kanë ndërtuar shtëpi të reja dhe biznese më shumë se kurrë në historinë  e tyre. Në Vorë janë dyfishuar bizneset, në Shqipëri bizneset e mesme dhe të mëdha janë dy dhe trefishuar. Bizneset  e vogla janë rritur me 80 %. Është rritur me shpejtësi të madh numri i turistëve dhe vizitorëve, nga 300 mijë në 4 milion e 700 mijë. Shqipëria sot renditet sipas BB në njërin nga 10 vendet me rritjen më të shpejtë të turizmit në botë.  

Nga vendi pothuaj pa internet, sot Shqipëria dixhitale është një realitet, çdo shkollë, çdo qendër, çdo zyrë, çdo komunë, çdo bashki merr inertet falas të subvencionuar nga qeveria. Pra, ne sëbashku këto vite kemi shënuar arritje të pamohueshme , ndryshime të mëdha, por projekte tona janë për ndryshime shumë më të mëdha. Ne duam që bashkia e Vorës në çdo sjaj të saj të ketë infrastrukturën moderne , me rrugë dytësore, me rrugën e Maminasit, të ndërtojmë shkollën në Picar, të ndërtojmë stadiumin në qytetin e Vorës, të trefishojmë subvencionet për fermerët dhe të finalizojmë brenda vitit dhënien e të gjitha tapive,në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Por mbi të gjitha ne duam të ecim së bashku. Së bashku u anëtarësuam në NATO, së bashku hoqëm vizat, së bashku firmosëm marrëveshje e stabilizim-asociimit, së bashku do të marrim statusin. Shoku i autobusit na pengoi për  një vit, por më në fund u detyrua të  firmosë, u detyrua të votojë ligjet. Ne do të marrim statusin, ne do të hapim negociatat, ne do të bëjmë gjithçka për të liberalizuar vizat me SHBA-të

Ne jemi zotuar të bëjmë çdo gjë për punësimin e 250 mijë shqiptarëve në 4 vitet që vijnë. Për të realizuar këtë objektiv, ne hoqëm taksat mbi të gjitha llojet e kapitaleve për bizneset e të gjitha llojeve.

Zoti Rama, shoku i autobusit, iu premtoi qytetarëve nga autobusi mavi se kur të vijë në pushtet do të heq taksat  për makineritë. I them zotit Rama , shko pak tek kjo dogana moderne që ndërtuam  dhe do të konstatosh se bizneset që nga 1 maji nuk paguajnë më asnjë tvsh dhe kanë përftim nga mospagesa dhjetëra e qindra milion lekë çdo muaj. Ne premtimet tona i bëjmë realitet.

Shoku i autobuzit mavi po premton të lumturojë shqiptarë se do të heqë tvsh për 5 produktet kryesore ushqimore. Ky është shkatërrimi i të gjitha fermave dhe prodhimit të vendit. Alternativa  e tij e autobusit mavi është alternativa e Shqipërisë që vetëm ai ka në mendje dhe nuk ekziston kurrë mbi tokë dëgjoni se çfarë ju thotë ai shqiptarëve se  400 mijë biznese të vogla të vetëpunësuar shqiptatrët po rrënohen sepse  qeveria mbi tatimin e xhiros vendosi 10 %, vendosi tvsh 20 %. Zotërinj, të dashur miq, në Shqipëri sot paguajnë tvsh 27400 kompani, 366 mijë kompani të vogla që paguajnë tvsh ekzistojnë vetëm në autobuzin mavi të shoku të autobusit.

Premton se do të ulë taksat për 95 % të shqiptarëve dhe se 5 % e shqiptarëve do të bëhen Anteu i kësaj tokë për të  mbajtur shtetin dhe shoqërinë. Në çdo vend të lirë të botës ekonomia nuk zhvillohet nga sipër poshtë, por nga poshtë sipër. Është klasa e mesme që gjeneron mbi 90% të të ardhurave në çdo vend. Të mendosh një gjë të tillë tregon se përpiqesh të mbjellësh urrejtjen klasore për të pasurit dhe se mendon se duke rrënuar të pasurit ndihmonin të varfrit. Në të vërtetë vetëm i c’punëson ata dhe i varfëron gjithnjë e më shumë.

Ndaj dhe ne më 23 qershor së bashku le të votojmë për projektin tonë të punësimit, i cili bazohet në taksat të ulëta, në liri ekonomike më të madhe, i cili bazohet në rritjen e investimeve të huaja nga 4 miliard që morëm në këto 4 vite, në 6 miliard në 4 vitet që vijnë, i cili bazohet në trefishim e granteve, vendosjen e sistemit modern të vaditjes dhe rritjen e punësimit në këtë sektor, se bashku me rritjen në sektorin privat me 130 mijë punonjës, bazohet në rritjen e turizmit, nga 4,7 në 7 milion në 4 vite që vijnë, bazohet në ndërtimin gjatë 4 viteve që vijnë të gjigandëve të energjetikes, kaskadës së Devollit dhe më pas Kaskadës së Vjosës dhe qindra hec-ve të tjera me të cilat janë firmosur kontrata koncesionare dhe kanë filluar ose do të fillojnë ndërtimin e tyre, bazohen në dyfishimin e punësimit në teknologjinë  e lartë të informacionit, nga 13 mijë që janë sot në 26 mijë gjatë viteve që vijnë, bazohet pra, në projekte konkrete, me të cilat vetëm parqet industriale që po ndërtohen vetëm në Tiranë, dy prej tyre, me 30 mijë vende pune.

Vëllezër dhe motra,

Alternativa jonë bazohet me rritjen e mëtejshme të rrogave dhe pensioneve duke filluar që këtë vit, bazohet në integrimin e Shqipërisë në BE

Ndaj dhe ju ftoj të gjithë se bashku që me 23 qershor të votojmë 44, të votojmë Vorën e zhvilluar, të votojmë Tiranën e zhvilluar, të votojmë Shqipërinë  e zhvilluar, të votojmë PD të votojmë të ardhmen tonë. 


03/06/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›