PS,Lutaj: Policia është shndëruar në polici elektorale
Partia Socialiste denoncoi sot përpjekjet e qeverisë për të punësuar në policinë e shtetit njerëz me precedente penale. Deputeti Pirro Lutaj tha se vendimet kanë qellime të pastra elektorale.
TIRANE- “Në krye të Policisë së Shtetit, janë vendosur persona me precedent penal”-kështu ka deklaruar sot Partia Socialiste përmes një deklarate për mediat.
Deputeti Pirro Lutaj ka akuzuar qeverinë për vendosjen në krye të komisariateve, njerëz me precedent penal dhe me sfond të theksuar politik. Ndërkohë PS përmend edhe emra konkretë të njerëzve që kanë shërbyer në Policinë e shtetit me një të kaluar me precedentë penal, pas krahëve.
Madje Lutaj ka deklaruar se qeveria po bën të pamundurën për ta shndërruar policinë në një infrasrukturë politike në funksion të zgjedhjeve. “Tashmë po bëhet e qartë se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe ato të Policisë së Shtetit, kanë lënë mënjanë objektin e punës së tyre që është ndjekja dhe goditja e veprimtarise kriminale dhe trafiqeve që zhvillohen në Shqipëri, dhe po merren me krijimin e një infrastrukture policore, politikisht të motivuar në funksion të zgjedhjeve të vitit 2009”-ka thënë Lutaj përpara gazetarëve.
Sipas Partise Socialiste, policia është shndërruar në një polici elektorale dhe ka lënë mënjanë funksionin e saj primar duke cuar në përkeqësimin e situatës kriminale në vend.
(e.n/Balkanweb)