E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom i ligjeve hedh poshtë draftin e qeverisë për pronat

Opozita dhe Republikanët kanë hedhur poshtë draftin e qeverisë për ndryshime në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, sipas të cilit asetet shtetërore të privatizuara në vitet 90, mund të privatizohen komplet. 

TIRANE- Opozita dhe Republikanët votojnë kundër propozimit të qeverisë për ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas draftit të paraqitur nga qeveria, në komisionin kuvendor të ligjeve, pronarët e aseteve shtetërore të privatizuara në fillim të viteve 90, kanë tashmë të drejtë të privatizojnë të gjithë këtë pasuri, duke qënë se shteti kërkon ta shesë atë. Por sipas të njëjtit draft, lindin paqartësi lidhur me tjetërsimin e tokës mbi të cilën gjatë viteve të komunizmit u ndërua kjo pronë publike deri pak vite më parë. Deputetet e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe Republikani Arjan Madhi kanë kundërshtuar draftim, i cili sipas tyre shkakton një përplasje të re dhe të thellë brenda komunitetit të ish pronarëve. Për këtë arsye, ata kanë dhënë votën kundër draftit i cili priret të rikthehet në komision në diskutimin nen për nen. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›