E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha nesër në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha zhvillon duke nisur nga dita e martë një vizitë dy ditore në Kosovë dhe në rrugët e Prishtinës shihen billborde dhe fotografi të shefit të qeverisë shqiptare. Zëdhënësat qeveritarë kosovarë, në njoftimet mbi vizitën e kanë quajtur Berishën "lideri i kombit", sepse sipas këtyre njoftimeve paraprake, ai shkon në Prishtinë pasi ka dhënë deklarata për bashkimin e trojeve.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha pritet të realizojë takime me liderët shtetërorë kosovarë si dhe me liderë të partive politike. Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucionalë të Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behxhet Pacolli (AKR) etj. Gjatë vizitës dyditore, kryeministri Berisha me qeverinë e Kosovës do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat kanë të bëjnë me fushën ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj. Kryeministri shqiptar do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit. Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të zhvillojë ceremoninë solemne gjatë vizitës së kryeminstrit Berisha në Kosovë më 6 dhe 7 tetor. Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin "Doktor Honoris Causa". Sipas disa njoftimeve, në ceremonitë e pritjes, janë parashikuar edhe qytetarë që përshëndesin Berishën në rrugë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›