E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti ndryshon traditën, do të mblidhet vetëm të enjten

Parlamenti vendos një traditë të re për zhvillimin e seancave plenare. Konferenca e kryetarëve ka vendosur që të mos zhvillohen më seanca plenare pasditën e së hënës por parlamenti të mblidhet vetëm ditën e enjte. Ky ndryshim është motivuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me arsyetimin se tashmë ligjet duhet të punohen më shumë në komisionet e kuvendit.
Ndërkaq në seancën plenare është shqyrtuar projektligji që ul moshën e pensionit për minatorët me 5 vjet, dhe përfaqësuesit e maxhorancës nuk kanë nguruar t'i kundërpërgjigjen akuzave të opozitës.
Tradicionalisht parlamenti është mbledhur në seancë plenare pasditen e së hënës, paraditen e së enjtes dhe të mërkurave në rastet e interpelancave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›